Panorama (Albania)

Strategji e re e PD, kaos në komisione: Të ikë Xhafaj

Braçe: Xhafaj është një nga ministrat më të mirë të Brendshëm

- FATION BINJAKU

Opozita ka bllokuar dje punimet e komisionev­e parlamenta­re, duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas audio- përgjimit të publikuar nga PD ku, sipas tyre, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, merrej me trafik droge dhe nuk arrestohej nga Policia, dje demokratët bllokuan punimet e Komisionit të Mediave dhe më pas Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e PD- së ishin të gjithë prezentë në mbledhjet e Komisionev­e Parlamenta­re, edhe pse nuk ishin pjesë e tyre. Ndërkohë që në sallat e Komisionev­e ra në sy dhe një prezencë e shtuar e efektivëve të Gardës së Republikës. Në emër të PD- së, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku kërkoi nga socialistë­t që t’iu bashkohen kërkesës së tyre për të larguar Fatmir Xhafajn nga posti i ministrit të Brendshëm. “Ka shumë kolegë të ndershëm nga PS, që duan të ngrenë po këto shqetësime. Ka shumë kolegë të ndershëm nga PS, që nuk janë dakord me atë që po ndodh, le të fillojmë ta diskutojmë sot dhe le të fillojmë t’i kërkojmë dorëheqjen ministrit të Brendshëm, jo vetëm ne, por edhe ju. “Anëtarët e Komisionit të Ekonomisë kanë ndihmuar drejtpërdr­ejt zotin Agron Xhafaj për të përfituar nga trafiku i lojërave të fatit. Komisioni i Ekonomisë duhet të kishte këtë sot në rendin e ditës”, tha dje Tabaku. Por kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, e ka quajtur Xhafajn si një nga ministrat më të mirë të Brendshëm që ka pasur Shqipëria. “Fatmir Xhafaj është një nga ministrat më të mirë të Brendshëm që ka pasur Shqipëria, jo vetëm në aspektin e raportit të tij personal me ligjin, por edhe në tagrin e ministrit dhe të goditjes së krimit të organizuar, të goditjes së bandave kriminale, duke përfshirë që nga bandat e hashashit deri te bandat e kokainës. Në qoftë se do të kishte një qëndrim për luftën kundër aktiviteti­t kriminal, secili nga këta duhet të kishte duartrokit­ur Fatmir Xhafajn dhe Policinë e Shtetit për dhjetëra operacioni ku është goditur trafiku i drogës”, tha Braçe. KOMISIONI I MEDIAS Edhe në Komisionin e Medias demokratët bllokuan punimet. Edmond Spaho, kreu i Grupit të PD- së, u shpreh se Fatmir Xhafaj nuk mund të jetë më ministër i Brendshëm, pasi ai ka lidhje me grupet kriminale dhe trafikun e drogës. “Nuk mund të kemi një ministër të Brendshëm, që është i përzierë në trafikun e drogës dhe mbrojtjen e organizata­ve kriminale. Ju duhet të bashkoheni dhe të ngrini shqetësimi­n me ne. Ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen, nuk kemi më kohë që të mbajmë ministra të Brendshëm, ata të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar”, tha dje Spaho. Por, pas këtyre deklaratav­e, deputetët e maxhorancë­s janë larguar nga punimet e Komisionit për t’u kthyer në një moment të dytë, kur salla u zbraz nga demokratët.

 ??  ?? Deputetët e PD në Komisionin e Medias pas largimit të deputetëve të PS
Deputetët e PD në Komisionin e Medias pas largimit të deputetëve të PS
 ??  ?? Deputetët e opozitës duke bllokuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
Deputetët e opozitës duke bllokuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania