Panorama (Albania)

Deputetët e PS largohen nga Komisioni i Medias, Balla i rikthen: Votoni ligjet

-

Bllokimi i punimeve të Komisionit Parlamenta­r të Medias nga opozita ka bërë që deputetët e maxhorancë­s të largohen nga punimet e saj. Anëtarët e Komisionit të Medias janë mbledhur në sallën e Grupit të Partisë Socialiste, ku kanë pritur largimin e deputetëve të Partisë Demokratik­e nga mbledhja. Më pas, ata janë kthyer me urdhër të Taulant Ballës, kreut të Grupit të PSsë, që të zhvillojnë mbledhjen e komisionit aty ku u ndërprerë nga opozita. Rikthimi i maxhorancë­s në Parlament është komentuar nga Taulant Balla, i cili ka postuar dhe videon e zhvillimit të mbledhjes pa deputetët e Partisë Demokratik­e. Sipas Ballës, deputetët e PD- së po keqpërdore­n nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha, në përpjekje për të dëmtuar Shqipërinë dhe hapjen e rrugës së negociatav­e me Bashkimin Europian. “Rifillon punën normale Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, pas dështimit të deputetëve të shpërdorua­r të Lulit dhe Saliut, në përpjekjen donkishote­ske për të dëmtuar Shqipërinë në rrugën e hapjes së negociatav­e me BE”, shkruan Balla në faqen e tij të “Facebook”. Ndërkohë që mbledhja e Komisionit, pas largimit të Albana Vokshit, është drejtuar nga nënkryetar­ja, Milva Ikonomi, e cila e ka quajtur sjelljen e opozitës si tentativë për të bllokuar punimet normale të Kuvendit. “Në pjesën e parë ne u larguam për të bërë 5 minuta pushim dhe për të reflektuar për një situatë jo të zakonshme që ishte në këtë Komision. Opozita erdhi dhe bëri ‘ show’- n e radhës, duke dashur të baltosë të gjithë procesin që ka të bëjë me Reformën në Drejtësi. Reforma në Drejtësi është një nga ato akte që ka marrë gjithë shoqëria shqiptare e udhëhequr nga Partia Socialiste, që kërkon të vendosë sistemin e së drejtës dhe funksionim­in mirë të saj”, tha dje Milva Ikonomi.

 ??  ?? Statusi në “Facebook” i Taulant Ballës
Statusi në “Facebook” i Taulant Ballës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania