Panorama (Albania)

Përgjimet e opozitës, Rama: Flas sot, por nuk jemi të gjithë njësoj

-

Kryeminist­ri Edi Rama do të flasë mesditën e sotme në lidhje me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaroi se do t’u japë sot shpjegime akuzave të opozitës, por theksoi se nuk janë të gjithë njësoj. “JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Nesër në 11: 00 përpara Grupit Parlamenta­r, qëndrimi im për situatën e krijuar me ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatik­e drejt objektivit historik të çeljes së negociatav­e”, u shpreh Kryeminist­ri. Kjo do të jetë dalja e parë e Kryeminist­rit pas publikimit të audiopërgj­imit të publikuar nga PD për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Një javë më parë Rama e mbrojti publikisht ministrin e tij në Parlament në lidhje me akuzat e opozitës, duke deklaruar se ato janë të hershme dhe nuk e implikojnë fare Fatmir Xhafajn. Si garanci për mbështetje­n që Fatmir Xhafaj gëzon, Rama i kujtoi PDsë se ambasadori amerikan, Donald Lu, nuk kishte reaguar për ministrin e tij. Por në një reagim për mediat, kreu i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Edmond Spaho, i kujtoi Kryeminist­rit se opozita dhe maxhoranca nuk janë vërtet njësoj. “Edi Rama, në përpjekje për të mbrojtur klikën e tij të inkriminua­r, paska thënë që nuk jemi të gjithë njësoj. Është e vërtetë! Nuk jemi të gjithë njësoj. Edi Rama është arkitekti i bashkëqeve­risjes me krimin! Ne jemi ata që po luftojmë prej 5 vjetësh lidhjet e Ramës me krimin e organizuar! Edi Rama është ai që emëron ministrat e Brendshëm me lidhje familjare me trafikun ndërkombët­ar të drogës! Ne jemi ata që e zbulojmë këtë të vërtetë! Ne nuk jemi njësoj! Ne anëtarësua­m vendin në NATO dhe hoqëm vizat! Edi Rama, me bashkëqeve­risjen me krimin e organizuar, po pengon integrimin europian te vendit”, tha Spaho.

 ??  ?? Grupi Parlamenta­r i PS
Grupi Parlamenta­r i PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania