Panorama (Albania)

Berisha flet për burimin e përgjimit: Rama i fut thika, por s'e lëshon Xhafën

“Këto ditë, dhjetëra përpjekje që ai përgjim të mos dalë. Xhafaj le të rrijë po të dojë, se merr dhe kokën e Ramës”

- TIRANE

Koalicion PS- PD? Absolutish­t jo. Do të ishte një fatkeqësi kombëtare në vlerësimin e Sali Berishës. Statusin nuk e pengoi opozita. Ne, megjithëse bëmë zgjedhje kur u blenë 20% e votave, kur u mbush vendi me kanabis nuk u ngritëm kundër statusit. Ne themi që nuk i plotësojmë kushtet, por negociatat duhet t'i marrim. Le ta marrim si proces. Ja, ky është roli i opozitës për çeljen e negociatav­e

Xhafaj është i përfshirë këmbë e kokë. Në historinë e shtetit shqiptar nuk ka falsifikim më të shëmtuar nga ky që ka bërë Xhafaj. Me falsifikim­in që ka bërë ai, në Shqipëri mund të vijë dhe të strehohet çdo terrorist shqiptar që hedh në erë dhjetëra apo qindra vetë, këdo që mund të përdoret edhe si serial killer”

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha është i bindur se Kryeminist­ri Rama nuk do ta shkarkojë ministrin e tij të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një intervistë për "Studio e Hapur" në News 24 të gazetares Eni Vasili, thekson se audio- përgjimi i publikuar nga Partia Demokratik­e është autentik dhe është siguruar nga segmente të Policisë Kriminale. Për ish- Kryeminist­rin Berisha, Fatmir Xhafaj e meritonte plotësisht publikimin e një përgjimi të tillë, pasi ai nuk mund të ishte ministër i Brendshëm me një vëlla që ishte dënuar me vendim të formës së prerë si trafikant droge.

Në dijeninë tuaj, a kemi të bëjmë me një material autentik? E kam fjalën për përgjimin e publikuar nga opozita?

Absolutish­t. Ai është Agron Xhafaj i regjistrua­r me sukses të plotë. Përpjekja e tij tregon se sa të transfigur­uar dhe inkriminua­r e ka koshiencën ai. Tregon se ai meritonte 100 herë atë regjistrim. Tregon se emërimi i Fatmir Xhafajt ministër kishte vetëm një qëllim; trashëgimi­në e kodit të drogës nga Saimir Tahiri te Fatmir droga.

Përse PD nuk na ofron provat e duhura që ky përgjim është autentik dhe për burimin që ka ardhur?

Jo, jo burimi është diçka tjetër. Opozita nuk ka forca të mbrojë dëshmitarë­t. Sepse duhet të kesh forca, duhet ta ekstradosh në një vend tjetër. Duhet të kesh kompani që ta mbrosh. Se opozita nuk mund të luajë me jetë njerëzish. Por ai është një operacion perfekt. I kryer nga segmente të Policisë Kriminale, të cilat donin të testonin nëse është aktiv apo i fjetur Agron Xhafaj.

Policia e drejtuar nga Xhafaj?

Ka shumë polici kriminale. Në Shqipëri ka edhe Polici që nuk drejton Xhafaj. Ka edhe një Shërbim që mund ta bënte këtë. Ky është Shërbimi Informativ Kombëtar. Ju garantoj se nuk është i tij. Por paralel me Shërbimin Informativ Kombëtar ekziston një shërbim tjetër, që nuk është më pak i fuqishëm se SHIK- u dhe ky është shërbimi i gazetarëve dhe mediave. Saktësisht nuk e di. A e kanë bërë këtë gazetarë që kanë riskuar jetën e tyre? Këtë nuk e them dot. Sepse këta nuk i mbroj dot. Ky grup përballet me familjen e dytë më të rrezikshme mafioze në Ballkan e të Europës, e para është familja Rama, e dyta është Xhafaj, se ka fuqinë e ministrit të Brendshëm. A ka mundësi të dalë i montuar edhe ky audio- përgjim? Ka problem këtu se dihet kush është ai Ermali, njëri është oficer policie në Vlorë. Ka qenë në atë kohë oficer policie i njohur. Kurse i dyti është një person që i përket kësaj bote, e njeh e gjithë Vlora. E treta, kush ishte ky personi X, vinte nga Italia. Kishte bërë ca burg ai atje. Nuk ndodh kurrë që dy trafikantë të mos përdorin maksimumin e mundshëm për të shmangur direkten. Ai nuk mund të thotë më gjej 5 kg kokainë apo kanabis.

Tahiri është i përfshirë, por Xhafaj nuk është i përfshirë drejtpërdr­ejt?

Xhafaj është i përfshirë këmbë e kokë. Në historinë e shtetit shqiptar nuk ka falsifikim më të shëmtuar nga ky që ka bërë Fatmir Xhafaj. Me falsifikim­in që ka bërë ai në Shqipëri mund të vijnë dhe të strehohet çdo terrorist shqiptar që hedh në erë dhjetëra apo qindra vetë, këdo që mund të përdoret edhe si serial killer. Shqipëria nuk e arreston dot atë, le të jetë i dënuar edhe 100 vite në Itali apo vende të tjera. Dhe jo vetëm kaq, por as nuk e ekstradon dot. Këtë e bëri Fatmir Xhafaj për vëllain e tij. Fatmir Xhafaj fut kokën, ai është një nga njerëzit më pa karakter në historinë e këtij vendi. Ka bërë të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e vëllait të tij që nga koha kur ishte ministër i Drejtësisë. Çfarë fytyre ka Fatmir Xhafaj t'u kërkojë 10 mijë policëve; nëse ke pirë kafe me ndonjë trafikant. Ca fytyre ka Xhafaj t'u kërkojë qindra gjyqtarëve kur Rama mori pallatin në pajë?! Ai e ka deklaruar 2 dollarë metri katrorë. Atë historinë e tokës e di unë. E di madje edhe kush ia ka falur. E ka marrë dhuratë. Por e ka deklaruar se e ka blerë 2 dollarë. Po nuk mund të pranojë 5 mijë metra katrorë. Gruaja e tij ka qenë drejtoresh­ë në administra­tën time. Tokën nuk e mori Linda. Ai ka bërë gënjeshtra. Toka iu fal Ramës nga vjehrri i një deputeti. Linda e ka marrë përsipër, në mënyrë skandaloze me 2 dollarë.

Përdorët shprehjen ' e meritonte atë regjistrim'. Ç'doni të thoni me këtë?

Kurrë një vend normal s'mund të emëronte ministër të Brendshëm, një person që ka vëlla drejtues të rrjetit ndërkombët­ar të drogës në Bolonjë. Të kërkuar dhe të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Italisë dhe ajo e Venezuelës. Mjafton kjo. Dënimi përfundimt­ar i formës së prerë është në vitin 2012.

Ju keni qenë në qeveri, nuk e dinit?

Dënimi përfundimt­ar i Gjykatës së Italisë ka qenë në vitin 2012.

Nuk e kam ditur, unë e kam denoncuar Xhafajn në vitin 2003- 2004 se po ndërhyn. Në vitin 2012 nuk kam pasur dijeni se po zhvillohej gjyqi. Pala italiane e kërkon njëherë në territorin e vet dhe kur nuk e gjen, angazhon Interpolin. E ka sjellë kërkesën pasi këta kanë ardhur në pushtet. Kjo që thonë këta se nuk e ka sjellë pala italiane është identike me kërkesën e Mark Frrokut. Pa diskutim që kërkesa ka ardhur dhe është fshehur.

Ka një version se audio- përgjimi ka ardhur nga segmente të maxhorancë­s si pasojë e luftës së brendshme. Ju si mendoni?

Njerëzit e thonë këtë me të drejtë për shkak të një beteje të egër që shpërtheu midis Xhafës dhe Tahirit sapo Xhafaj mori frenat e ministrisë. Kjo është evidente. Po të lexosh fjalën e fundit të Tahirit, sheh se pasi i çon plumbin në zarf Ramës të koduar që "Po fole do të nxjerr të gjitha këto…", sulmin frontal politik ia bën Fatmir Xhafës. Sepse Xhafaj ia bëri. Po të lexoni raportin e Komisionit të Sigurisë në Par- lament, kur erdhi ligji i vetingut, është sikur ta kisha shkruar unë vetë për Policinë. Xhafaj për të krijuar policinë e tij duhet të përmbyste policinë e Tahirit. Dhe Policia e Tahirit ishte për t'u përmbysur, por jo me arkitekt Xhafën. Këto ditë nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korçë, kanë bërë me dhjetëra lloj përpjekjes­h që ai përgjim të mos dalë për Agronin. Sepse Agroni ishte një garanci. Ishte princ i krimit. Ka pasur kërcënime nga më të ndryshmet.

Rama tha se do të flasë në mbledhjen e grupit. Si e përktheni ju mesazhin që ' s'jemi të gjithë njësoj'? E ka lëshuar Xhafën?

Rama nuk e lëshon dot Xhafën. Thika i fut, por nuk e lëshon dot. Rama i ka futur thika gjatë këtyre kohëve. Ajo që nxori Taulant Gjurën ishte formulë e Ramës. Denoncimet tona janë një betejë që po japin rezultate. Ku është Tahiri, ministri më i suksesshëm në histori? Ku është Fatmir Xhafaj sot? Është kufomë e pakallur. Le të rrijë po të dojë se merr dhe kokën e Ramës me atë rast.

Do kërkoni dorëheqjen e Kryeminist­rit?

Kryeminist­ri duhej të largohej që nga rasti i Saimir Tahirit. Kryeminist­ri shqiptar duhet të ikte kur në Berlin, përfaqësue­sit e CDU- së i bojkotuan pritjen në shenjë mospajtimi politik me Kryeminist­rin. Kjo ndodhi me forcën politike kryesore të Europës. Por Rama nuk ikën. Unë e njoh. Ai nuk shqitet nga zyra, nuk ikën.

Me shumë gjasa, Xhafaj ikën dhe në vend të tij vjen Taulant Balla.

Çfarë mendimi keni për të?

Taulant droga. Unë e kam thënë dhe e kam shkruar këtë. Mendoni se për të hapur negociatat duhet të ketë një qeveri të përbashkët PS- PD?

Absolutish­t jo. Do të ishte një fatkeqësi kombëtare në vlerësimin e Sali Berishës. Statusin nuk e pengoi opozita. Ne, megjithëse bëmë zgjedhje kur u blenë 20% e votave, kur u mbush vendi me kanabis nuk u ngritëm kundër statusit. Ne themi që nuk i plotësojmë kushtet, por negociatat duhet t'i marrim. Le ta marrim si proces. Ja, ky është roli i opozitës për çeljen e negociatav­e.

 ??  ?? Sali Berisha në “News 24”
Sali Berisha në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania