Panorama (Albania)

Pakti me Greqinë, vijon klima konstrukti­ve

Raundi i dytë i grupeve të ekspertëve zhvillohet në Athinë

-

Grupet e punës të negociator­ëve u takuan dje në Athinë, nën një klimë konstrukti­ve dhe bashkëpunu­ese. Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë, me një deklaratë të përbashkët, kanë konfirmuar zhvillimin e raundit të dytë të grupit të negociator­ëve në lidhje me përcaktimi­n e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Përfundoi sot, më datë 15 maj 2018, në Athinë raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimi­n e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi u zhvillua në një klimë konstrukti­ve dhe bashkëpunu­ese”, thuhet në tekstin e përbashkët të publikuar nga të dy ministritë e Jashtme. Dy javë më parë, dy grupet e mblodhën në Tiranë dhe deklarata e përbashkët e dy ministrive nuk ndryshonte nga ajo e djeshmja. “Sot, më datë 30 prill 2018, u zhvillua në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare. Takimi u zhvillua në një klimë konstrukti­ve dhe bashkëpunu­ese”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Duket se palët kanë rënë dakord të bëjnë transparen­te nga negociatat vetëm ditën e mbajtjes së tyre dhe objektin e diskutimit, por asnjë detaj më shumë se çfarë çështjesh kanë zgjidhur dhe çfarë mbetet ende për t’u zgjidhur.

I vetmi që ka folur më shumë se deklaratat zyrtare të ministrive të jashtme, ka qenë ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili 10 ditë më parë tha se parashikon firmosjen e marrëveshj­es së detit me Shqipërinë në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit. Në një intervistë dhënë për televizion­in grek “SKAI”, Kotzias ka folur për politikën e jashtme të Greqisë, duke u shprehur optimist nga zhvillimet më të fundit lidhur me raundin e trete të bisedimeve me Shqipërinë. “Shpresoj deri në fund të majit, të kemi një marrëveshj­e. Në mos në fund të majit, në fillim të qershorit”, ka thënë ai. Kotzias theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme po bën një punë të madhe, që do të shihet për disa javë, rreth të gjitha çështjeve që lidhen me Ligjin e Detit. “Jemi në diskutime me Shqipërinë, ekipet tona teknike janë takuar përsëri. Shpresojmë se deri në fund të majit do të kemi një marrëveshj­e dhe nëse jo në fund të majit, do të jetë në fillim të qershorit”, tha ai.

 ??  ?? Ministrat e Jashtëm, Bushati e Kotzias
Ministrat e Jashtëm, Bushati e Kotzias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania