Panorama (Albania)

Negociatat, Rama takon Presidenti­n Macron në Paris

Presidenti: Po lexojmë në detaje raportin e KE për Shqipërinë

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama u prit dje në Elyse nga Presidenti francez Emmanuel Macron. Takimi që ishte parashikua­r të zgjaste 50 minuta, shkoi përtej axhendës, duke zgjatur 1 orë e 30 minuta.

Burime qeveritare thanë dje se Presidenti francez është shprehur me nota shumë pozitive për reformat, sidomos ajo në drejtësi, ndërkohë që burime nga delegacion­i shqiptar theksojnë se Macron ka vlerësuar edhe rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Një shqetësim i hershëm për Francën ka qenë çështja e azilantëve shqiptarë, për të cilën Presidenti Macron mësohet se ka falënderua­r Kryeminist­rin Rama për bashkëpuni­min me institucio­net e specializu­ara franceze, për të frenuar fenomenin e atyre që abuzojnë me sistemin e azilkërkim­it. Nga po të njëjtat burime, pohohet se Kryeminist­ri Rama ka ngulur këmbë në mënyrë insistuese duke kërkuar që në fund të qershorit Franca t’i njohë Sh- qipërisë meritën në procesin e integrimit europian dhe të pranojë hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it. Në përgjigje të kësaj kërkese, Presidenti Macron mësohet se ka theksuar se strukturat përkatëse në Paris janë angazhuar seriozisht në leximin e detajuar të raport të Komisionit Europian dhe në javët në vijim do të formësojnë edhe qëndrimin përfundimt­ar të Francës.

Rajoni dhe roli i Shqipërisë në të ka qenë tjetër temë e takimit, së bashku me samitin e Sofjes, ku Macron është shprehur se do të mbajë një fjalë tepër të rëndësishm­e.

FRANCA Ditën që Komisioni Europian prezantoi rekomandim­in për hapjen e negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Presidenti Francez, Emanuel Macron, vendi i të cilët është skeptik për sa i përket anëtarësim­it të Shqipërisë në BE, ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Euro- pian duhet të ndalet, pasi blloku ka nevojë që të reformohet. “Vendet anëtare të BE- së duhet të bien dakord në mënyrë unanime për anëtarësim­in e vendeve të tjera. Anëtarësim­i në BE ka qenë një forcë e fuqishme për reforma politike dhe demokratik­e në vende si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovin­a, Maqedonia dhe Mali i Zi. Nuk dëshiroj që Ballkani të kthehet drejt Turqisë ose Rusisë, por nuk dua një Eu- ropë që funksionon me vështirësi me 28 vende dhe që së shpejti do të mbesë me 27, të vendosë nëse mund të vazhdojë zgjerimin në mënyrë që të bëhemi 30 ose 32 vende që do të kemi të njëjtat rregulla”, u shpreh Presidenti Macron në Bruksel. Kësaj deklarate të Presidenti­t Macron, Kryeminist­ri Rama i është përgjigjur pozitivish­t. “Ajo që do i shtoja asaj që tha Presidenti Macron, është se Europa thellohet me veten, ne thellohemi me veten dhe ecim paralelish­t, ne në procesin e negociatav­e, ata në procesin e reformimit të tyre dhe si dy forca të thelluara, takohemi në momentin kur vjen dita e zgjerimit. Sot diskutojmë për negocimin. Mos harrojmë se në Ballkan negociojnë Serbia dhe Mali i Zi dhe është e papranuesh­me që pas rekomandim­it pozitiv të marrë dje, të mos përfshihet në negociatë dhe Shqipëria dhe Maqedonia”, tha Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama me Presidenti­n francez, Macron, dje në Paris
Kryeminist­ri Rama me Presidenti­n francez, Macron, dje në Paris
 ??  ?? Pritja zyrtare, dje në Elyse
Pritja zyrtare, dje në Elyse

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania