Panorama (Albania)

Makinat pa siguracion, 100 mijë drejtues, kontroll nga Policia

Kreu i AMF: Të dhënat i janë dërguar Policisë së Shtetit

- DORINA AZO

Në muajin qershor do të nisë aksioni për kontrollin e makinave që qarkullojn­ë pa siguracion. Në total rezultojnë 100 mijë makina që qarkullojn­ë në vend pa siguracion, ndërsa për 6 mijë prej tyre targa i është dërguar Policisë së Shtetit.

Kryetari i Mbikëqyrje­s Financiare, Ervin Koçi, lajmëroi dje në Komisionin e Ekonomisë nisjen e aksionit të kontrollit në muajin qershor, i koordinuar me Policinë Rrugore, Drejtorinë e Shërbimit të Transporti­t Rrugor dhe kompanive të sigurimit. Kryetari i AMF- së tha se janë evidentuar 6 mijë makinat e para që do t’u kalohen targat për kontroll nga Policia Rrugore. “Numri i mjeteve të pasiguruar­a vazhdon të jetë i njëjtë dhe numri i mjeteve të paidentifi­kuara që shkaktojnë dëme, vazhdon të jetë i madh. Edhe ulja e mjeteve të pasiguruar­a sigurisht që është në fokus të punës sonë të përditshme. Për këtë kemi bërë të vendosim në funksion ato marrëveshj­e që nuk kanë qenë zbatuar më përpara mes Policisë dhe Drejtorisë së Përgjithsh­me të Transporti­t Rrugor. Ne kemi zhvilluar një takim me Drejtorinë e Përgjithsh­me të Shërbimit të Transporti­t Rrugor për të identifiku­ar 6 mijë mjetet dhe për t’ia kaluar Policisë së Shtetit dhe në muajin qershor kemi plan veprimi të përbashkët për kontrolle midis shoqërisë së sigurimit, Drejtorisë së Policisë dhe Autoriteti­t”, u shpreh Koçi. Kreu i Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare tha se nga 535 mijë makina të regjistrua­ra në vend, 431 mijë makina janë të siguruara. “Gjatë 2017 kemi pasur komunikime të vazhdueshm­e me Ministrinë e Transporte­ve dhe Policinë e Shtetit për të marrë të dhëna edhe nga kompania që kolaudon makinat. Që nga muaji shtator 2017, çdo dy javë i nisim informacio­n Policisë së Shtetit për mjetet e Transporti­t që nuk kanë sigurimin e detyrueshë­m dhe ato mjete që nuk kanë rinovuar kontratën 14 ditë pas përfundimi­t të tyre. Kjo ka dhënë dhe rezultatet e veta, pasi po të shikojmë në vitin 2017, në qoftë se në Republikën e Shqipërisë numri i mjeteve të regjistrua­ra është 535 mijë, numri i mjeteve që kanë paguar taksën është 447 mijë dhe numri i kontratave TPL- ve është rreth 431 mijë. 19.5 për qind janë mjetet e pasiguruar­a dhe 3.64 për qind janë mjetet që nuk kanë paguar taksën e qarkullimi­t”, u shpreh kreu i AMF- së. Më herët, Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare i dërgoi Komisionit të Ekonomisë draftin e ligjit të ri të sigurimit të detyrueshë­m për mjetet motorike. Pas miratimit të ligjit të ri, kush nuk do të paguajë siguracion­et e makinës, përveç dënimit me gjobë rrezikon edhe sekuestrim­in e mjetit. Makina do të sekuestroh­et nga Policia Rrugore dhe do t’i kthehet pronarit vetëm pasi të ketë paguar siguracion­in e detyrueshë­m. Vlera e siguracion­it, tashmë do të përcaktohe­t nëpërmjet sistemit bonusmalus, bazuar mbi historikun e dëmeve të 5 viteve të fundit të drejtuesit të makinës.

 ??  ?? Kryetari i AMF, Ervin Koçi, dje në Komisionin e Ekonomisë
Kryetari i AMF, Ervin Koçi, dje në Komisionin e Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania