Panorama (Albania)

Granatë në derë të shtëpisë, plagosen rëndë bashkëshor­tët

Shpërthimi sa u hap porta, dyshohen problemet e pronësisë

- ETLEVA DELIA

Burrë e grua u plagosën rëndë mëngjesin e djeshëm nga shpërthimi i një granate, që ishte vendosur në derën e shtëpisë së tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 06: 22, në fshatin Mëzez të Tiranës, kur dy bashkëshor­tët po dilnin nga shtëpia për të ikur në punë. Në momentin që kanë hapur portën ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm, duke u shkaktuar plagë të rënda çiftit Lulzim e Lirije Selfo. Policia tha se në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariat­it nr. 6 dhe një autoambula­ncë që ka transportu­ar të plagosurit në Spitalin e Traumës. Mjekët thanë se të plagosurit ishin në gjendje të rëndë në momentin e mbërritjes, por aktualisht gjendja e tyre është e stabilizua­r dhe e kanë kaluar rrezikun për jetën. Megjithatë, po mbahen në terapi intensive për çdo komplikaci­on të mundshëm që mund të ndodhë. Një grup oficerësh të Krimeve të Rënda të Policisë së Tiranës ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifiki­min e arrestimin e autorëve. Ndërsa në vendngjarj­e kanë kryer veprimet hetimore edhe ekspertët kriminalis­të dhe antieksplo­zivë.

HETIMI Policia e Tiranës tha dje se në orën 06: 22, në zonën e Mëzezit, dy shtetasit Lulzim dhe Lirije Selfo, 48 dhe 47 vjeç, kanë qenë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë e shpërthimi­t kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshor­tët. “Shtetasit e dëmtuar janë transportu­ar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarj­e dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ng- jarjes”, tha dje Policia. Burimet thanë se nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se ka shpërthyer një granatë. Aktivizimi i saj ka ardhur menjëherë sapo është hapur porta, pasi unaza ishte lidhur me dorezën e derës. Nga veprimet e para hetimore, Policia ka dyshime se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë konflikti pronësie. Megjithatë, nuk përjashtoh­en edhe konflikte të tjera që familja Selfo mund të ketë pasur, të cilat po verifikohe­n.

 ??  ?? Shtëpia e çiftit Selfo, ku ndodhi shpërthimi
Shtëpia e çiftit Selfo, ku ndodhi shpërthimi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania