Panorama (Albania)

Nëna: Ata që ma bënë me njollë vajzën, të varen

-

E shqetësuar për atë çka ka ndodhur, nëna e 13- vjeçares, Manushaqe Lushka, u shpreh se e bija ishte marrë me dhunë që në oborrin e shtëpisë nga tre të rinjtë. Ajo shprehet se vajza ishte nisur për te xhaxhai i saj për të parë televizor. Këtë ajo e bënte thuajse çdo natë dhe duket se autorët kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të saj të përnatshme, pasi familja e vajzës nuk kishin televizor. Në këtë kohë, sipas nënës, djemtë e kanë marrë me dhunë nga oborri i shtëpisë, e kanë tërhequr zvarrë dhe e kanë lidhur në një shtëpi që ishte në ndërtim e sipër, fare pranë banesës së familjes Lushka.

Znj. Manushaqe, si iku nga shtëpia vajza dhe ku e vutë re që nuk ishte?

Ajo shkonte nga gjysmë ore te xhaxhai i saj të shikonte televizor, por nuk vonohej, kthehej shpejt. Mbrëmë nuk u kthye. S’kishte vajtur fare te xhaxhai. Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë sapo ka dalë. Ne dolëm për ta kërkuar shumë vonë. Ku e gjetët më pas? Vajzën e gjetëm të lidhur me litar. I pashë që dolën nga dritarja ata. Matanë rrugës është kjo shtëpia e papërfundu­ar ende dhe shkuam të dy me burrin. Kërkuam nëpër lagje, por s’e gjetëm, pastaj dëgjuam zhurmat dhe hymë te ndërtesa ku dolën çunat. Fillova t’u bërtisja e t’i mallkoja, por ata ikën. Zgjidhëm vajzën, i hoqën leckën nga goja, por ajo është shumë e tronditur dhe nuk flet fare. As na tregon gjë se si ka ndodhur. Nuk është në gjendje të flasë dhe të tregojë. Çfarë kërkoni nga drejtësia? Kërkojmë drejtësi dhe me forcë duam që ligji të veprojë mbi autorët e kësaj ngjarjeje. Ata që më bënë me njollë çupën, të varen. Të shkojnë në litar edhe ata siç ma kishin lidhur çupën. Ata janë sa dyfishi i moshës së saj. Shteti të veprojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania