Panorama (Albania)

Fqinji 63 vjeç përdhunon 18- vjeçaren, arrestohet

-

ELBASAN - Fqinji 63- vjeçar përdhunon 18- vjeçaren, ngjarja zbulohet kur vajza shkoi në muajin e katërt të shtatzënis­ë. Kanë qenë prindërit e 18- vjeçares që u kanë lindur dyshime nga barku i fryrë, gjë e cila bëri që vetë ajo t’u tregonte gjithçka. Pas kësaj prindërit bashkë me vajzën i janë drejtuar Policisë për të bërë denoncim, që më pas çoi në arrestimin e të akuzuarit, Murat Cangoja. Ngjarja e ka zanafillën në muajin janar të këtij viti, kur besohet se ai ka abuzuar seksualish­t me vajzën me inicialet A. I., 18 vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë. Vajza ka thënë përpara ekspertëve të hetimit se, 63- vjeçari Cangoja e kishte thërritur t’i shkonte në banesë me pretendimi­n se do t’i tregonte diçka dhe pas kësaj e ka futur në dhomë, duke mbyllur derën dhe më pas e ka përdhunuar. Vajza ka rrëfyer se ka hyrë e qetë në banesën e tij dhe nuk e ka menduar kurrë faktin se do të kryente një vep- rim të tillë me të. Siç ajo ka dëshmuar për hetimorët, ajo ka kundërshtu­ar madje dhe bërtitur në momentet kur e kishte kuptuar se ç’po ndodhte, por që nuk kishte mundur të bënte asgjë kundrejt forcës së tij. Në fund, 63- vjeçari e ka kërcënuar që të mos tregojë. Nga ana tjetër, i arrestuari Murat Cangoja, i cili i përket një tjetër komuniteti nga ajo i vajzës ( rom), gjatë marrjes në pyetje nuk ka pranuar asnjë akuzë, duke thënë se fqinja e tij gënjen. Ai mohon të ketë kryer marrëdhëni­e seksuale me fqinjën e tij dhe jo më ta ketë përdhunuar atë. Pas arrestimit të autorit, tashmë ndaj saj po kryhen të gjitha ekzaminime­t ligjore për të zbardhur të plotë ngjarjen. Mësohet se vajza ka vendosur të kryejë abort pas kësaj. Çështja tashmë i ka kaluar Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”. m. s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania