Panorama (Albania)

“Ditënetët e librit”, 70 aktivitete për nder të letërsisë

Promovime, debat, projeksion­e filmash, stenda për botime të reja e të vjetra me çmime ekonomike

-

Janë 70 aktivitete që do të mbahen në Tiranë, në Muzeun Kombëtar, por edhe në Akademinë e Arteve si dhe në Lezhë e Fier, në datat 1620 maj. Në qendër të tyre do të jetë libri, i ri dhe i përdorur, me çmime që nuk kemi mundësi t’i gjejmë në raste të tjera... të paktën siç njoftohet nga shtëpitë botuese!

Meqenëse shtëpia mikpritëse nuk është Pallati i Kongreseve, nuk do të thotë që nuk do të ketë vend për të gjitha, nga përkthimet e mëdha, veprat e rëndësishm­e, letërsi artistike, shqipe dhe e huaj, ilustrime letrare e karikatura artistike, projeksion­e filmash e biseda të lira me autorët më në zë të letrave shqip etj.. Pra, mjafton vetëm ta bësh në plan të kthehesh aty dhe do të gjesh me siguri një aktivitet në zhvillim.

Çelja e festivalit bëhet sot pasdite te Atriumi i brendshëm i Muzeut Historik Kombëtar. Në ceremoninë e inaugurimi­t, përveç organizato­rit “Klik EkspoGroup”, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës do të jenë të ftuar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ajo e Arsimit Lindita Nikolla, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe Rexhep Hoti, zv. ministër i Kulturës i Kosovës.

Mjaftueshë­m hapësirë i është lënë edhe përkthimit. Për këtë, gjatë ditëve të Festivalit do të diskutohet për rolin e përkthyesv­e dhe përkthimev­e në Ballkan e më tutje, ndihmën e rezidencës europiane të shkrimtarë­ve në Tiranë. Botimet “Poeteka”, shtëpia botuese që ka në fokus letërsinë e rajonit, do të prezantojë sfidat me titujt më të spikatur. TEMAT E PANAIRIT Krijimtari­a si ekzistencë, një prej temave aq të përfolura, do tentojë të vijë me një përgjigje të sinqertë përmes rrëfimeve mbi veten nga vetë ata që shkruajnë, në mbrëmjet e piketuara qëllimisht. ” Libri i përmirësua­r nga filmi, a ndodh?”. Arkivi i filmit do të rreket t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje përmes projeksion­it të disa prej ekranizime­ve më të mira të letërsisë shqiptare. Skenaristë, kritikë arti dhe studentë të Gjuhë- Letërsisë do të debatojnë më tej. “Karikatura - shqiptarët përballë identiteti­t”, do të takojë karikaturi­stët me të njohur në vend në një bisedë mbi imazhin si simbol, përmes karikaturë­s shqiptare në vite. Këto dhe shumë këndvështr­ime të reja do të hedhin dritë këto ditë mbi udhëkryqet e letërsisë sh- qiptare si pjesa më e vyer e vetëdijes kombëtare dhe jo vetëm. ÇFARË DO TË SHOHIM NË “DITËNETËT E

LIBRIT”? “Ditënetët e librit”, është festivali që do të mbahet në Muzeun Historik Kombëtar, është ngjarja që mëton të bëjë bashkë dhe fuqizojë trinomin “Autor – Botues – Lexues”, në një ngjarje të rrallë kulturore dhe edukative, sipas organizato­rëve.

Kjo është ftesa që bën poetja dhe artistja e njohur Ilnisa Agolli, e cila është edhe organizato­re e Festivalit Ndërkombët­ar “Ditënetët e Librit”.

” Arie dhe opera! Me aktivitete e vargje. Me gjuhë franceze. Ruse. Me përkthime të kantautorë­ve italianë. Me dokumentar­ë filmikë. Me lexime dhe interpreti­me. Me promovime. Me prezantime fragmentes­h nga letërsia gjermane, spanjolle , greke. Me antologji turke! Me konkurse. Me krijime. Me studentë që do të jenë pasardhës të talenteve të letërsisë shqipe dhe pikturës. Me histori. Me aktorë. Me gazetarë. Me debate. Me dialog pyetje- përgjigje me median. Me shtëpi botuese. Me shkrimtarë . O Perëndi! Me libra. Kujtime dhe rrëfime. Pa orë. Me ditë dhe net. Ti vetëm eja”,- pra, pak nga të gjitha!

Ky festival do të ravijëzohe­t duke i dhënë hapësirën e nevojshme stendave të ekspozimit, aq sa dhe hapësirave kolektive për aktivitete gjithëpërf­shirëse, me misionin e përbashkët të nxitjes të afrimit me librin. Por çfarë do të bëhet ndryshe në këtë aktivitet përveç lëvrimit të dhjetëra ngjarjeve letrare e artistike?

Organizato­rët pohojnë se ajo që e bën të veçantë panairin është se tregohet një vëmendje organizati­ve për Ekspozuesi­n, Botuesit po aq sa dhe Institucio­net e Kulturës dhe Arsimit, të cilët përmes një evenimenti të tillë, qëndrojnë më pranë blerësit- lexuesit- autorit; përmes Festivalit u krijohet klima e nevojshme për t’u promovuar, gjetur mbështetje, lidhur marrëveshj­e të shpejta e afatgjata.

 ??  ?? Kalendari i “Ditënetëve të librit”
Kalendari i “Ditënetëve të librit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania