Panorama (Albania)

“Shirli Valentina” rikthehet që nesër në Teatrin Kombëtar

-

Është e vështirë që banorët e kryeqyteti­t të kenë humbur lajmin e ca muajve më parë, kur aktorja Olta Daku, me regjinë e Driada Dervishit, solli në skenën e Teatrit Kombëtar, pas asaj të Durrësit, “Shirli Valentinën”. Vërtet, lajmin mund të mos e keni humbur, por shfaqjen, a e keni parë të gjithë? Për ata që nuk mundën, “Shirli Valentina” rikthehet nga sot, deri të dielën... Çfarë ju pret?

Pështjelli­met e Shirli Valentinës, 42- vjeçares nga Liverpuli që janë aq të ngjashme me tuajat, tonat. Arritja e veprës është aktualitet­i, pavarësish­t viteve e pavarësish­t vendit ku jetojnë personazhe­t, drama i bën të njëjtë! Mbase nuk janë të gjithë aq të kthjellët, si Shirli, sa ta kuptojnë se çfarë duan, ama e dinë që duan të ikin, të shpëtojnë! Ku të jetë… As Shirli Valentina nuk e kishte kaq të thjeshtë për ta kuptuar! Iu deshën sa e sa biseda të shtruara me murin, tiganin, pataten e vezët, që një ditë të përmendej… Dhe e bëri siç deshi! Vepra pikante e autorit anglez, Willy Russell, suksesi i së cilës është bërë tashmë i famshëm kudo ku është shfaqur nëpër botë, mundësohet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpuni­m me Teatrin “Aleksandër Moisiu”. Është gjithnjë interesant­e të shohësh provat e një shfaqjeje, sidomos kur janë nga fundi e punët janë kopsitur. Arrin të dallosh shndërrimi­n e aktorit në personazh, përfshirje­n, ndalesat, të qeshurat… një vepër shumë e mirë, me një aktor shumë të mirë, siç është ky rast, dinë t’i bëjnë edhe provat argëtuese. Me forcën e qetësisë dhe me batutën e prerë, Olta Daku risjell një Shirli Valentina që aty- këtu ka përshtatje të vogla që e bëjnë veprën më konkrete, sado që vihet në skena të ndryshme prej 20 vitesh. Me habinë, hutimin, zbulimet e inteligjen­cën që mund t’i jepte këtij roli vetëm Olta Daku, Shirli do të ndikojë në shkundjen e shumë mendimeve të fjetura, pas çdo shfaqjeje, prandaj, të gjithë ju që vetëm keni dëgjuar të flitet për të, shkoni ta shihni!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania