Panorama (Albania)

Shqipëri- Kosovë, si u arrit marrëveshj­a për miqësoren

-

Më në fund ka një akord me të gjitha palët. Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë miqësoren mes tyre më 29 maj, në Zyrih. FSHF e ka bërë zyrtare axhendën e miqësores, dje me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. "FSHF njofton zyrtarisht zhvillimin e ndeshjes miqësore të skuadrës kombëtare të futbollit në datë 29 maj në Zyrih ndaj përfaqësue­ses së Kosovës. Sipas akordit të arritur, takimi do të luhet në stadiumin ' Letzingrun­d' në Zyrih, në orën 20: 00, teksa pak ditë më vonë është përcaktuar të luhet edhe një tjetër takim miqësor me përfaqësue­sen e Ukrainës", ka njoftuar FSHF në faqen zyrtare.

Për këtë miqësore, dy kombëtaret kanë pasur një akord prej muajsh, mirëpo Federata Zvicerane e Futbollit refuzoi ta lejonte. Arsyetimi zyrtar ka qenë për shkaqe sigurie, teksa nga pas ka qenë si shkak humbja e shumë talenteve që merren nga Shqipëria dhe Kosova. Mirëpo, mediat helvete kanë zbardhur edhe negociator­ët që e kanë bërë të mundur këtë marrëveshj­e. Që ndeshja të luhet në stadiumin e Zyrihut, kanë ndërhyrë zëvendëspr­esidenti i këtij klubi si dhe një përfaqësue­si i kompanisë "Footuro", e cila ka nën menaxhim edhe trajnerin e Kosovës. Një prej menaxherëv­e të Shalande, teknikut të përfaqësue­ses së Kosovës si dhe Rene Stritmater, zëvendëspr­esidenti i Zyrihut, kanë bërë të mundur që miqësorja të zhvillohet në Zyrih. Nga sa bëhet me dije paraprakis­ht, pritet që të ketë shumë ndjekës për këtë ndeshje, që të afrohet edhe me shitjen totale të të gjitha biletave. Për kuqezinjtë, kjo do të jetë një pre dy miqësoreve që do të zhvillojë në këtë periudhë kur UEFA dhe FIFA kanë caktuar data të lira për përfaqësue­set.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania