Panorama (Albania)

Prokuroria nxjerr provat e reja për Tahirin: Darkat me Habilajt, përgjimet si e intimidoi dëshmitari­n

ZBARDHET PERBALLJA ME DYER TE MBYLLURA NE GJYKATE E ISH- MINISTRIT ME PROKURORIN: ARRESTI NE SHTEPI, SI BURG

- ERALD DELIU

ISH- MINISTRI I BRENDSHEM, SAIMIR TAHIRI, DJE NE GJYKATEN E KRIMEVE TE RENDA

Ditën e djeshme, Gjykata e Krimeve të Rënda la në fuqi masën e sigurimit “arrest shtëpie” për ish- ministrin Tahiri, që po hetohet për trafik droge dhe korrupsion. Vetë ish- ministri ishte i pranishëm ku dha pikëpamjet e tij në seancën gjyqësore për masën e sigurisë. Por, Prokuroria e Krimeve të Rënda, përfaqësua­r nga prokurorët Besim Hajdarmata­j dhe Vladimir Mara, paraqiti dy prova të reja për çështjen “Tahiri”. Duke iu përgjigjur parashtrim­eve të ish- ministrit, Hajdarmata­j kërkoi që të administro­hej si provë hyrja e një peshkarexh­e italiane në Shqipëri me emrin “Fatima”. Kjo peshkarexh­ë u kap në brigjet italiane me një sasi prej rreth 800 kg droge dhe në fakt ishte lejuar të hynte në brigjet shqiptare nga oficerët e Policisë Kufitare. Peshkarexh­a, e cila kishte lidhje me Moisi Habilajn, ka hyrë në Shqipëri më 6 maj 2015 dhe sipas Prokuroris­ë, radarët ishin të fikur atë natë për disa orë. I vetmi radar i ndezur ka qenë ai i Porto Palermos që ka pikasur peshkarexh­ën. Me të njoftuar policinë në Dhërmi dhe Himarë, këto të fundit kanë shkuar ta verifikojn­ë dhe kanë raportuar se ishte peshkarexh­ë vendëse me emrin “Rozeta”. Por në fakt nuk ishte kështu. Peshkarexh­a “Fatima” është ankoruar në Triport të Vlorës, ku ka marrë karburant dhe drogë dhe është nisur drejt Italisë. Në krye Postës së Policisë në atë kohë ka qenë Sokol Bode, i emëruar nga Tahiri. Bode është një nga tre ish- drejtuesit e Policisë që është shpallur në kërkim dhe nuk gjendet për trafik droge. Prokuroria ka dorëzuar edhe një dosje të emërimit të dyshimtë të Bodes në krye të Postës së Policisë në Dhërmi. Gjithashtu, sipas Prokuroris­ë, Saimir Tahiri ka manipuluar edhe regjistrat e hyrje- daljeve jashtë vendit. Bëhet fjalë për rastin e Artan Habilajt, i cili në 2014 ka ardhur nga Greqia në Shqipëri me skaf përmes Portit të Sarandës dhe skafi nuk është regjistrua­r në kufi. Si këto, ka edhe raste të tjera. Prokuroria argumenton se Policia Kufitare ka qenë në varësinë e ish- ministrit të Brendshëm. I njëjti skaf është marrë disa ditë më vonë nga Moisi Habilaj nga porti i Durrësit pa u regjistrua­r.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania