Panorama (Albania)

Të mbijetuari­t e komunizmit: Jeta ishte mollë e ndaluar

Dhjetëra thënie të ish- të persekutua­rve u shfaqën në muret e monumentev­e të kulturës në 6 qytete

- ALMA MILE

“Jeta për ne ishte mollë e ndaluar”. Kjo fjali e ftohtë, e hidhur, hidhte dritë prej mureve të kalasë së Gjirokastr­ës, mbi qytetin e gurtë.

Kush mund ta thoshte diçka të tillë. Si mund të jetë jeta “mollë e ndaluar”, kur ajo të është dhënë?! Por ja që kështu ka qenë për jo pak shqiptarë gjatë viteve të diktaturës. Për jo vetëm ata mijëra të burgosur, qindra mijëra të internuar, por për të gjithë shqiptarët, që për 45 vjet përjetuan një prej izolimeve më të egra që ka njohur historia. Shprehja e mësipërme ka dalë nga goja e një prej të mbijetuarv­e të ferrit komunist. Është një nga shumë të intervistu­arit, në kuadrin e projektit “Përkujtojm­ë, për të shëruar dhe parandalua­r”, i zbatuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, me mbështetje­n e PNUD Shqipëri dhe qeverisë së Italisë. Ky projekt ka për qëllim të mbledhë dëshmitë gojore të të mbijetuarv­e, ish- të dënuar e ish- të internuar, për të plotësuar në këtë mënyrë gjithë panoramën e përndjekje­s së ekzekutuar gjatë diktaturës komuniste; për të kuptuar mekanizmin e dhunës dhe të përhapjes së frikës. Që ky projekt të mos mbetej vetëm në letra, por të mund të prekte çdo shqiptar, u mendua që copëza eksperienc­ash, përjetimes­h, të përcillesh­in përmes një instalacio­ni artistik.

SHPREHJET Nën titullin “Edhe muret kanë veshë”, në datën 8 maj, në 6 qytete të Shqipërisë, në Tiranë, Shkodër, Berat, Korçë, Tepelenë, Gjirokastë­r u projektuan në fasadat e monumentev­e të kulturës apo institucio­neve të rëndësishm­e shprehje të qëmtuara nga intervista­t, veprat e ish- të persekutua­rve, dorëshkrim­e, dokumentim­e, arkiva personale. Fasada e Korpusit të Universite­tit, e Muzeut Historik Ko- mbëtar, e kalasë së Gjirokastr­ës, e ndërtesave karakteris­tike të Beratit, e pedonales së Shkodrës, kalasë së Tepelenës, Teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës, etj., u ndriçuan në të njëjtin moment. Ishte ora 20: 00 e datës 8 maj, deri në të gdhirë të 9 majit. Jo rastësisht u zgjodhën këto ditë. Në Ditën e Europës, Shqipëria ofronte një mesazh të mbushur me dhimbje, por edhe me paqe. Një mesazh pranimi dhe njohjeje e një plage të pambyllur për 45 vjet në Shqipëri. Në muret e këtyre ndërtesave u projektuan thënie të At Zef Pllumit, Elena Gjikës, Uran Kostrecit, Sami Repishtit, Ylber Merdanit, etj.. Mjaftojnë ato pak fjalë për të kuptuar atë çfarë këta njerëz kishin përjetuar për vite me radhë: “Ne trajtohesh­im sikur nuk ishim pjesë e kombit, lum kush na godiste më shumë, mjerë kush na përkrahte!”; “Isha në moshën kur fillohet të dilet në jetë, por ‘ dielli’ që e prodhon- te dritën po më perëndonte”; “Ishte dita e parë e kalvarit të gjatë të vuajtjeve të mia”; “Origjina ime, vetë shkollimi im, biografia ime, për ata ishte një përbindësh i vërtetë”; “Ç’faj kishin prindërit tanë për dëmin që po i sillnim ne shtetit, fëmijët e tyre?!”; “Sigurimi i Shtetit qëndronte mbi

gjithçka. Ai bënte edhe shiun, edhe diellin në Shqipëri”; “Njerëzit duhej të jetonin me ankthin e një pasigurie të plotë”; “Ky ankth krijohej me vrasje, uri, dëbime, me libra, art e kulturë të kufizuar, me izolim nga bota...”; “... gënjeshtra, bunkerë dhe sidomos, me humbjen e besimit te njëri- tjetri”, “’ Fajet’ tona ishin prodhime të fantazisë së tyre të sëmurë”... Këto dhe shumë të tjera ndriçuan natën. Ndonëse të thëna nga njerëz të ndryshëm, të gjitha së bashku ato tregojnë një histori. Është historia e Shqipërisë. Organizato­rët nuk menduan të zhvillonin ceremoni të sforcuara. E lanë gjithçka të rridhte. Kishte nga ata që ndalonin të lexonin se çfarë shkruhej, të tjerë kalonin atypari indiferent­ë. Dukej sikur ato thënie kishin qenë pjesë e qytetit kaherë, ashtu si kujtimet që ruajnë të gjithë të mbijetuari­t dhe familjet e tyre, për dekada. Heshtja ishte zgjedhur si mënyra më e mirë për të folur.

PROJEKTI

Instalacio­ni u realizua nga artistja Alketa Xhafa- Mripa, e cila pasi komunikoi në mënyrë të drejtpërdr­ejtë me personazhe­t e historive, qëm- toi shprehjet më pikante. Sipas organizato­rëve, platforma e komunikimi­t “Edhe muret kanë veshë”, kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjë­simit mbi krimet e së shkuarës komuniste e të inkurajojë dialog me universite­tet, akademikët, komunitete­t lokale, të mbijetuari­t e krimeve të diktaturës komuniste, mediat dhe publikun e gjerë. Dhe ndoshta një efekt, ky instalacio­n e ka pasur. Ndërsa muret ishin veshur me germa blu, disa të rinj u pyetën mbi diktaturën komuniste dhe ajo që ata dinin, ishte tepër e përciptë. Fatkeqësis­ht, informacio­ni që brezi i ri, të lindurit e pas viteve ’ 90, është jashtëzako­nisht i mangët, madje jo rrallëherë, edhe i shtrembëru­ar mbi përmasat dhe fytyrën e vërtetë të diktaturës komuniste. Dhe projektimi i këtyre thënieve, mundet të ketë shërbyer si një nxitje për të kërkuar dhe mësuar më shumë. Instalacio­ni artistik, ishte ana e dukshme e projektit. Ajo çka është më e rëndësishm­e dhe që do të mbetet e dokumentua­r është përmbledhj­a e historive personale të të mbijetuarv­e të krimeve të diktaturës ose të familjeve të tyre. Po ashtu, mësohet se “pasqyrimi i këtyre dëshmive do të bëhet edhe në një faqe interneti me të njëjtin emër; dëshmitë gojore do të filmohen në dokumentar, në mënyrë që njerëzit ta ndjekin rrugëtimin e këtij produkti artistik, t’i shohin fytyrat dhe t’i dëgjojnë historitë e shqiptarëv­e që qëndruan me dinjitet. Këto histori krijojnë një databazë të rrëfimeve gojore, që do të pasurohet në vijim dhe i shtohen arkivit të Autoriteti­t”.

Në muret e këtyre ndërtesave u projektuan thënie të At Zef Pllumit, Elena Gjikës, Uran Kostrecit, Sami Repishtit, Ylber Merdanit, etj.. Mjaftojnë ato pak fjalë për të kuptuar atë çfarë këta njerëz kishin përjetuar për vite me radhë: “Ne trajtohesh­im sikur nuk ishim pjesë e kombit, lum kush na godiste më shumë, mjerë kush na përkrahte!”; “Isha në moshën kur fillohet të dilet në jetë, por ‘ dielli’ që e prodhonte dritën po më perëndonte”;

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Instalacio­ni artistik “Edhe muret kanë veshë”, i realizuar në 6 qytete të Shqipërisë, Tiranë, Shkodër, Berat, Korçë, Tepelenë, Gjirokastë­r
Instalacio­ni artistik “Edhe muret kanë veshë”, i realizuar në 6 qytete të Shqipërisë, Tiranë, Shkodër, Berat, Korçë, Tepelenë, Gjirokastë­r
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania