Panorama (Albania)

“Agron Xhafaj, i dënuar me 7 vjet burg për trafik droge në Europë dhe SHBA”

-

Partia Demokratik­e publikoi në 9 maj, në një konferencë urgjente, dosjen e plotë të dënimit me 7 vjet e dy muaj burg në Itali, të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. PD publikoi vendimin e datës 25 shtator 2012 të Gjykatës së Kasacionit në Itali, ku Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, dënohej me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj burg. Nga shqyrtimi i vendimit gjyqësor të publikuar nga PD për Agron Xhafajn, rezulton se ai është dënuar: “Për pjesëmarrj­e në grup kriminal, që kishte për synim trafikun ndërkombët­ar midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të lëndëve narkotike. Për drejtimin e një rrjeti të shpërndarë­sve të lëndëve narkotike heroinë, kokainë, hashash në Bolonja, Itali. Për bashkëpuni­m në importimin nga Shqipëria në territorin e shtetit italian dhe transporti­n e lëndëve narkotike, ku Agron Xhafaj bënte të mundur tërheqjen direkte të drogës së transportu­ar nga Shqipëria dhe të fshehur në rrethinat e bregdetit të Salernos. Për bashkëpuni­m me persona të tjerë, për mbajtjen në mënyrë të paligjshme, dhënien dhe marrjen e lëndës narkotike, ku Agron Xhafaj kishte rolin e shpërndarj­es te blerësit e drogës së llojit heroinë dhe kanabis”, thuhet në dosjen e publikuar për Agron Xhafajn.

 ??  ?? Alibeaj e Bardhi në selinë e PD
Alibeaj e Bardhi në selinë e PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania