Panorama (Albania)

OPOZITA PROTESTON PËR XHAFAJN, VEZË GODINËS SË MINISTRISË

-

Opozita protestoi përpara godinës së Ministrisë së Brendshme dhe kërkoi largimin e Fatmir Xhafajt për 60 minuta. Protestues­it e thirrur nga opozita qëlluan me vezë në drejtim të ministrisë dhe patën edhe disa përplasje me përfaqësue­sit e Policisë së Shtetit. Në mbështetje të protestues­ve ishin edhe disa prej përfaqësue­sve të Grupit Parlamenta­r të PD- së. Nënkryetar­i i PDsë, Edi Palok, a paralajmër­oi Kryeminist­rin Rama se do t’ia dëgjojë krismën mbrojtjes politike që po i jep ministrit Xhafaj. “Sigurisht kësaj do t’ia dëgjojë krismën mbrapa. Kështu tha edhe për Saimir Tahirin, e përsëris dhe thotë Saimir Tahiri është në arrest. Të njëjtën gjë bëri sot me Xhafajn, do t’ia dëgjojë krismën. Kupola dihet, ka në krye Edi Ramën, nuk janë rastësisht këto ministra që vijnë njëri pas tjetrit. Të gjithë të lidhur me drogën dhe me krimin. Mafia kështu funksionon”, tha Paloka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania