Panorama (Albania)

DENONCIMI

- TIRANE

Deputeti i PD- së, Enkelejd Alibeaj, njëkohësis­ht një nga denoncuesi­t e audio- përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, deklaroi se njësoj si në rastin Tahiri, Rama mbrojti ministrin e tij për të mos rrëzuar qeverinë.

Në një deklaratë për mediat pas qëndrimit publik të mbajtur nga Fatmir Xhafaj, deputeti i PD- së u shpreh se Xhafaj e ka paralajmër­uar Ramën se nëse ai do të shkarkohej, qeveria do të binte. “Kushdo që ka parë sot Fatmir Xhafajn të bëjë viktimën e një komploti, i është kujtuar Saimir Tahiri që derdhte lot krokodili në të njëjtën natë që kërcënoi Edi Ramën se burgosja e tij ishte baras me rënien e qeverisë dhe Edi Ramën në burg! Fatmir Xhafaj ndoshta nuk ka një dosje aq të pasur sa të Saimir Tahirit për Edi Ramën, por ai njësoj si Tahiri, paralajmër­oi Ramën se largimi i tij do të thotë rënie e qeverisë! Për të bërë këtë kërcënim për Ramën, ministri i Brendshëm akuzoi opozitën se po bashkëpuno­n me djallin për të rrëzuar qeverinë”, deklaroi Alibeaj. Deputeti i PD- së theksoi edhe njëherë se audiopërgj­imi i publikuar është i vërtetë dhe për të kanë qenë në dijeni edhe vetë ministri Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD- së deklaroi se opozita nuk do të trembet nga presionet me burg nga maxhoranca. “Opozita është i vetmi autoritet në këtë vend që ka denoncuar lidhjet e qeverisë Rama me krimin! Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një bande kriminale qeverisëse që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantë­t e drogës”, tha deputeti. Xhafaj dhe Kryeminist­ri Edi Rama. “Fatmir Xhafaj, njësoj si Edi Rama, e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërish­t gjatë kohës që i vëllai është ministër i Brendshëm. Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj u dërgua në Itali, pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figurë! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës apo Fatmir Xhafajt rezultate ekspertize nga laboratorë apo agjenci të paidentifi­kuara! Fatmir Xhafaj nuk pati guximin të thotë asnjë fjalë ne deklaratën e tij për përgjegjës­inë e tij direkte për moszbatimi­n e ligjit antimafia! Është gënjeshtër dhe mashtrim përgjigja e tij se nuk është subjekt i ligjit antimafia”, deklaroi Alibeaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania