Panorama (Albania)

“Pas vitit 2002 vëllai im s’ka shkelur asnjë ligj”

Ministri i Brendshëm: Nuk jam subjekt i ligjit antimafia

-

të, që është ajo nxitësja dhe realizuesj­a e këtij akti skandaloz, ajo ka rënë viktimë e të tjerëve. Edhe pse edhe në këtë rast tregoi, se sa ligësi prodhon një pjesë e kësaj opozite dhe se sa e etur për pushtet me çdo kusht dhe me çdo çmim ajo është. E, për fat të keq, duhet bërë një pyetje normale: Kur këta në opozitë bëjnë këtë gjë, çfarë do u bënin njerëzve të thjeshtë e kundërshta­rëve të tyre politikë, sikur të ishin në pushtet dhe të përdornin instrument­et e shtetit!!! Ruana zot nga kjo racë e papërgjegj­shme! Kjo lloj qasje e kësaj opozite kundrejt pushtetit, e bëri atë të bjeri pre e interesave, ose të intrigantë­ve e shpifësve ordinerë, ose të grupeve kriminale.

Gjithsesi, kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh, do të marri përgjigjen e merituar. Veprimi është tipik mafioz. Fabrikimi i një fakti kriminal të paqenë për ministrin e Brendshëm dhe familjarë të tij, përbën një shantazh kundër institucio­neve publike të sigurisë. Ndaj, do t’i kërkoj sot publikisht Prokuroris­ë veprime të shpejta dhe energjike për gjetjen e të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë aferë kriminale dhe dënimin në mënyrën më të merituar. Unë nuk e kam pasur zakon asnjëherë që të flas kuturu. Por, është e qartë që e gjitha, çfarë ka ndodhur këto 3- 4 ditët e fundit, ka një orkestrim me një qëllim të caktuar. Ligësia politike e njerëzore e një pjese të opozitës dhe kryesisht lidershipi­t të saj, diletantiz­mi politik i opozitës në tërësi, interesat meskine të kësaj opozite janë bërë bashkë me interesa të grupeve kriminale dhe subjekteve të caktuara brenda e jashtë sistemit të drejtësisë së kalbur. Opozita, me keqardhje e them, por ka rënë në batakun e intrigantë­ve dhe shantazhue­sve të rëndomtë. Të errësuar në logjikën e tyre, ata kanë vendosur të bashkëpuno­jnë edhe me djallin, vetëm e vetëm që kjo qeveri të ikë nga pushteti. Pavarësish­t dëmit të pallogarit­shëm që mundet t’i shkaktohet në këto momente delikate procesit të integrimit europian. E kuptoj, që shumë janë të frikësuar nga çfarë po ndodh me Reformën në Drejtësi dhe me punën dhe rezultatet që po arrin Policia e Shtetit. Por, dua t’i garantoj të gjithë këta, se edhe nëse unë dje do të kisha ikur nga kjo zyrë, çfarë është bërë nga unë, nga kolegë dhe bashkëpunë­torë të mi, nga partnerët ndërkombët­arë, nuk mundet të zhbëhet.

Policia si institucio­n, në asnjë moment nuk është përfshirë prej meje në këtë histori, në asnjë moment. Është e vërtetë që kanë bërë një vlerësim të asaj audioje, në agjenci shumë të njohura ndërkombët­are, me përgjigjen e së cilës jam njohur dje dhe sot jam këtu për ta thënë këtë. Në asnjë rast nuk kam menduar të jap dorëheqjen për këtë shkak. Do të jepja dorëheqjen për çdo shkak tjetër që të kishte lidhje me mua dhe me përgjegjës­itë e mia në zbatim të ligjit dhe përballë qytetarëve. Për sa i përket përgjegjës­ive të Policisë, ose më saktë asaj që spekulohet lidhur me vetingun, të gjithë ata që bëjnë këtë deklarim, tregojnë një të dhënë të caktuar, Komisionit i duhet të provojë që kjo marrëdhëni­e, kjo lidhje ka ndikuar në mënyrën, në figurën e tij, në veprimin e tij, që të jetë shkak për përgjegjës­i. Nuk ka një çështje për të cilën unë duhet të çoj një dokument në Prokurori. Ata që kanë një çështje, kanë çuar dokumente në Prokurori. Im vëlla, në rastin konkret, ka shkuar në Prokurori, ka bërë kallëzim, ka dhënë dhe deponim dhe ka bërë gjithë veprimet e nevojshme, sipas ligjit. Lidhur me dorëheqjen, Kryeminist­ri nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen, për kërshërinë tuaj. Dhe nuk shoh që në asnjë gjë, asnjë shkak, asnjë arsye për dorëheqjen time në këtë rast. Sipas të gjitha të dhënave që kam, zyrtare, nuk ka pasur kurrë një kërkim ndërkombët­ar nga pala italiane dhe nga asnjë shtet tjetër në ngarkim të vëllait tim që ta vinte në lëvizje Policinë e Shtetit, Prokurorin­ë dhe organet e tjera. Sa i përket hetimit, unë nuk jam pjesë e çështjes penale që të pengoj hetimin. Për sa i përket ligjit antimafia, godet pasurinë e personave të dyshuar. Që ligji të veprojë, duhet të ketë të dhëna të besueshme që pasuria të jetë produkt i veprimtari­së kriminale dhe jo në çdo rast. Së pari, nuk ka një çështje konkrete të hapur për këtë gjë dhe së dyti, në dijeninë time, im vëlla nuk ka pasuri të kësaj natyre. Mbetet që ta investigoj­në organet përgjegjës­e. Në kuptim teorik të ligjit jam subjekt i ligjit antimafia, në kuptim praktik, jo. Për sa kohë që nuk ka ende një çështje të tillë dhe nuk ka një akuzë të tillë.

Është komplet një mashtrim dhe shpifje e ulët ajo që thuhet në lidhje me përfshirje të vëllait tim në këtë veprimtari. Marr të gjitha përgjegjës­itë ligjore dhe morale nëse ka qoftë edhe një grimcë të vërtetë në lidhje me këto akuza. Prej vitit 2002, vëllai im Agron Xhafaj ka jetuar në Shqipëri dhe është një ndër qytetarët e shumtë të këtij vendi, që nuk ka asnjë problem me ligjin. ASNJË! E verifikuar kjo zyrtarisht në institucio­net ligjzbatue­se të shtetit, si për këto vite që unë jam ministër i Brendshëm, ashtu edhe në referim të arkivave të këtij shteti, që nga momenti që ai është një person madhor në kuptim të përgjegjës­isë së ligjit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania