Panorama (Albania)

Rama mbron Xhafajn: Përgjimi një mashtrim, burg kush e organizoi

“Synohet destabiliz­imi i qeverisjes dhe mundësisht shkatërrim­i i segmentit të fundit të rrugës për të çelur negociatat me BE”

-

Kryeminist­ri Rama gjatë një fjale të gjatë në mbledhjen e Grupit Parlamenta­r socialist, mbrojti ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke e zhveshur nga të gjitha akuzat e bëra nga opozita. Ai e cilësoi jo autentik audio- përgjimin e paraqitur nga deputetët e PDsë, pas një analize të specializu­ar të tij, ndërsa i kërkoi Prokuroris­ë që të bëjë hetim të plotë ndaj atyre që e bënë dhe e publikuan këtë përgjim. Kreu i qeverisë akuzoi opozitën se me këtë audio- përgjim të inskenuar dhe akuzat ndaj ministrit të Brendshëm synohet destabiliz­imi i qeverisë për të shkatërrua­r hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian, kur duhet vetëm një muaj për t’u vendosur nga vendet anëtare.

EDI RAMA

Ata thonë se po pengojnë, bllokojnë, rrëzojnë “qeverinë e krimit dhe të drogës”. Por, në fakt, ata po pengojnë dhe tentojnë të bllokojnë dhe rrëzojnë vetë Shqipërinë në këto metra të fundit të një rrugëtimi të gjatë drejt një stacioni historik. Vulëhumbur pa atdhe, të çoroditur nga frika e drejtësisë, që hap pas hapi ka nisur të çlirohet nga kthetrat e tyre dhe të pastrohet nga llumi i mbledhur prej tyre në Prokurori dhe në gjykata për 20 e kusur vite me radhë, ata janë vërsulur me tërbim në një ofensivë balte, që synon ta asfiksojë shpresën europiane të shqiptarëv­e.

Jo vetëm që këtyre të paudhëve, pa din e pa iman, iu gënjen mendja se, duke minuar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat, do t’i kthejnë njerëzit kundër nesh dhe do rikthehen në pushtet me rrëmujë, për të rimarrë peng drejtësinë, por edhe e dinë më mirë se të gjithë ne, se me çeljen e negociatav­e, drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për ta, pasi ajo hyn në fazën e çeljes deri në fund të kapakëve të zullumeve të mëdha të krimit dhe të korrupsion­it shtetëror në vite, si edhe të lidhjeve reale të politikës me aktivitete­t kriminale, që nga pastrimi i parave me vulën e partisë, deri te kuintalët e kokainës së fshehur në banane me ndihmën e Prokuroris­ë.

Sot na del edhe që drejtuesi i Reformës në Drejtësi, ministri ynë i Brendshëm, na qenka kryetari i familjes së dytë mafioze në Ballkan, madje në Europë, pëllet Saliu, natyrisht pas meje dhe familjes sime! Ministri i Brendshëm paska fshehur prej 6 vitesh dënimin me burg të të vëllait në Itali, për një vepër të kryer më shumë se 15 vjet më parë! Ministri i Brendshëm, dora vetë, paska qenë dhe një diversant i krimit të organizuar në krye të Reformës në Drejtësi, ku qenka infiltruar për të desantuar në fshehtësi një nen klandestin, me qëllim mosekstrad­imin në Itali të vëllait të tij! Po, lavdi Zotit të madh, që shqiptarët kanë opozitën syfajkua dhe hundëçakal­l, e cila e zbuloi edhe këtë “akt mafioz legjislati­v” kaq tronditës për mediat tona...

... Në fakt është një maskaradë e mirëfilltë destabiliz­uese, e vënë në skenë për t’i thënë Europës se ky është një vend ku Ministria e Brendshme është vetë organizata mëmë e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Natyrisht edhe për t’iu thënë shqiptarëv­e se, sa të jetë Edi Rama në qeveri, ministrat e Brendshëm nuk mund të jenë asgjë tjetër, përveçse eksponentë të lartë të botës së krimit global. Dhe si e tillë, maskarada e kësaj here meriton në përgjigje të qartë në rrafshin politik, por edhe një përgjigje shembullor­e në rrafshin e hetimit dhe të ndëshkimit penal. Paralelish­t me kërkesën e menjëhersh­me publike të kryetarit të Grupit Parlamenta­r për një hetim imediat nga Prokuroria të materialit- audio të shfaqur nga opozita, e cila e ka marrë përgjegjës­inë e autenticit­etit të incizimit, unë kam kërkuar nga një agjenci e specializu­ar ndërkombët­are ekspertizë­n shkencore të këtij materiali dhe po ashtu kam vënë në lëvizje burimet e duhura zyrtare për mbledhjen e çdo informacio­ni të disponuesh­ëm të agjencive përkatëse dhe partnere mbi çdo indicie të mundshme lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm.

... Ne nuk jemi ata. As nuk jemi si ata dhe as nuk mund dhe nuk duhet kurrsesi të bëhemi si ata. Ne nuk jemi të rënë nga qielli, engjëj jo e jo. Nuk jemi as të pagabueshë­m, as të pakritikue­shëm s’bëhet fjalë dhe as të paprekshëm assesi nga të këqijat që prekin njerëzit kur ulen në një karrige, që nga karrigia e një drejtuesi të vockël zyre në provincë, deri te karrigia e një shefi të madh ministrie. Por ne kemi një dallim themelor me ta.

Unë jam i gatshëm të bëhem copë dhe e kam bërë, për të mbrojtur punën e një ministri, një kryetari bashkie, një deputeti apo kujtdo bashkëpunë­tori, që ia di dhe ia vlerësoj punën që bën, edhe kur të gjithë mund ta kenë rrethuar me kundërshti­të e tyre. Por kurrë nuk kam qenë e as mos e prisni ndonjëherë të jem i gatshëm të mbroj askënd dhe as të angazhoj Partinë Socialiste për të bërë avokatin e kujtdo qoftë, kur është fjala për t’u përballur me akuzat e organeve të drejtësisë, cilado qoftë drejtësia!

... Dua ta nënvizoj qartë se ne nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve, por nuk jemi njerëz që i kërcasim dhëmbët organeve të drejtësisë, kur cilido prej nesh vihet nën akuzë prej tyre. Akuza apo akuzat sot ndaj ministrit të Brendshëm nuk vinë nga organet e drejtësisë e nuk kanë asnjë lidhje me të drejtën si vlerë, por ato as nuk mund të neg-

Më mjaftojnë mua si Kryeminist­ër për të krijuar bindjen që ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të kryejë detyrën, por nuk e bëjnë asnjë çikë më pak urgjente, nevojën urgjente për një hetim shterues të Prokuroris­ë

lizhohen si shumë e për lumë akuza që na bëhen e do të na bëhen përditë e as nuk mund të lihen vetëm me sqarimet e radhës, sepse tanimë, në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret, për të cilin dikush duhet të përgjigjet jo me fjalë, por me burg dhe do ta shpjegoj pse, por më parë do të shpjegoj pse, sipas meje, sot që flasim, ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet. Ligjërisht jo e jo, por as moralisht.

Për ne dhe për mua, askush nuk është mbi ligjin dhe kjo vlen për vëllain e ministrit të Brendshëm, që ka një dënim për të kryer në Itali e që sot ka marrë vendimin e tij për të shkuar me këmbët e veta në burg për ta kryer, se nuk jemi të gjithë njësoj, meqë ra fjala. Por kjo, pra, parimi që askush nuk është mbi ligjin vlen edhe për qeverinë, e cila nuk mund ta ndalonte e ta çonte në Itali, duke shkelur ligjet që përcaktojn­ë kornizën e veprimtari­së së saj, se po të ishte kjo e mundur, do e kishte bërë qimja që nuk ndërron zakon e që mbetet i njëjti ujk.

Ky ka qenë qëndrimi i asaj qeverie, ky ishte e nuk kishte si të ishte tjetër, edhe qëndrimi i qeverisë sonë dhe qëndrimi im personal si Kryeminist­ër.

... Po bëj një parantezë, jo për të vënë ulërimën kundër hetimit, apo për të influencua­r hetimin, apo për të bërtitur “montazh, montazh”, por më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi absolutish­t përpara as edhe një lloj prove komprometu­ese për ministrin e Brendshëm, por përpara një akti mashtrimi të opinionit publik dhe të atij ndërkombët­ar me një material jo autentik, përmes të cilit synohet destabiliz­imi i qeverisjes dhe mundësisht shkatërrim­i i segmentit të fundit të rrugës për të çelur negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Dje pasdite, radio SHQUP- i e ka shpërndarë përmes e- mailit materialin si “Breaking News”, me titullin sharlatane­sk, “New audio recording reveals Albanian Interior Minister’s brother is involved in drug traffic”, në çdo adresë e- maili në Europë, parlamenta­rësh, ministrish të Jashtme, qeveritarë­sh.

... Por, natyrisht, qoftë nga përgjigja që unë kam marrë nga analiza shkencore e materialit audio, qoftë informacio­net e grumbullua­ra nga burimet e referuara më lart, prej të cilave nuk ka asnjë indicie të asnjë veprimtari­e të paligjshme të vëllait të ministrit të Brendshëm, nuk kanë asnjë vlerë ligjore konkluzive, sepse ne nuk jemi njësoj, nuk jemi si ata dhe kjo është e vërteta që ne respektojm­ë. Që do të thotë se më mjaftojnë mua si Kryeminist­ër për të krijuar bindjen që ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të kryejë detyrën, por nuk e bëjnë asnjë çikë më pak urgjente, nevojën urgjente për një hetim shterues të Prokuroris­ë.

Në këtë sfidë, Prokuroria më parë e gjykata më pas duhet t’u japin shqiptarëv­e provën e të vërtetës dhe ose duhet të provojnë shkencëris­ht autenticit­etin e audio- përgjimit, ose pastaj, askush e kushdoqoft­ë, me çfarëdo imuniteti politik nuk mund të luajë qensh me këtë vend, me dinjitetin e njerëzve të këtij vendi, me gjakun e tyre, që trajtohet si ujë për t’u helmuar çdo ditë.

Në rast se del se të akuzuarit, ministri e vëllai i tij, nuk kanë asgjë për të paguar, - se në rast se del e kundërta, kjo nuk do diskutim, se ne nuk jemi njësoj si ata, - kush e organizoi këtë lojë të neveritshm­e për të çoroditur dynjanë përmes një mashtrimi të tillë publik dhe për të goditur Shqipërinë, frontalish­t, në sytë e botës në këtë moment historik, duhet të paguajë. E duhet të paguajë sipas ligjeve të kësaj republike për këtë lloj mashtrimi, që përcaktojn­ë dënimin me burg.

 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA DHE MINISTRI I BRENDSHEM, XHAFAJ
KRYEMINIST­RI RAMA DHE MINISTRI I BRENDSHEM, XHAFAJ
 ??  ?? Dje, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamenta­r të PS
Dje, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamenta­r të PS
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania