Panorama (Albania)

Basha jep garanci për përgjimin: Autentik dhe i pamanipulu­ar

“Donika Prela u emërua te Krimet e Rënda ditën kur PD denoncoi skandalin ‘ Xhafaj’”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, akuzoi Kryeminist­rin Rama se ka marrë në mbrojtje ministrin e tij të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas audiopërgj­imit të opozitës njësoj siç i doli në krah edhe Tahirit, Frrokut, Ndokës dhe Roshit.

Në një prononcim për mediat, Basha doli garant për autenticit­etin e audio- përgjimit të publikuar nga PD. “Makineria e propagandë­s dhe e shpërqendr­imit të opinionit publik është lëshuar e gjitha në një shfaqje të turpshme që përsëritet tash e 5 vjet për të mbrojtur kriminelin dhe skandalin e radhës së qeverisë. Është e njëjta shfaqje, që e kemi parë Edi Ramën duke bërë në mbrojtje të Saimir Tahirit dhe të bandës së tij të Habilajve. Është e njëjta shfaqje me të cilën mbrojti vrasësin Mark Frroku, trafikanti­n Arben Ndoka, përdhunues­in dhe trafikanti­n e drogës Elvis Roshi dhe çdo kriminel tjetër më të cilin ka të lidhur pushtetin. Sot ishte radha e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij trafikant droge, i kapur në përgjime autentike ambientale, të pamanipulu­ara”, tha Basha.

PROKURORIA Sipas kreut të PD- së, Kryeminist­ri ditën që PD pub- likoi dosjen për vëllain e ministrit Xhafaj urdhëroi shkarkimin e menjëhersh­ëm të kreut të Krimeve të Rënda që do të hetonte këtë çështje. “Edi Rama sot mori rolin e ekspertit audio, të prokurorit dhe të gjyqtarit që do të burgosë opozitën, por jo të Kryeminist­rit që, më e pakta që duhet të bënte, ishte t’i kërkonte ministrit të tij të Brendshëm të mban- te përgjegjës­i pse nuk ka zbatuar ligjin antimafia dhe ta largonte atë! Mbrojtja e Fatmir Xhafajt dhe jo shkarkimi i tij nga Edi Rama është një provë e re sesi krimi i organizuar drejton të gjithë segmentet e shtetit: Qeverinë, Policinë dhe Prokurorin­ë. Të gjithë e mbajnë mend se Donika Prela u emërua në krye të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, ditën kur Partia Demokratik­e filloi denoncimin e skandalit ‘ Xhafaj’”, sqaroi Basha. Për kreun e PD- së, kërcënimi që Rama i bëri opozitës se do ta burgosë për publikimin e skandalit të Xhafajt është skandaloz. “Kërcënimi me burg i opozitës që denoncoi skandalin ‘ Xhafaj’ është skandaloz, tipik për udhëheqësi­t autokratë dhe të inkriminua­r. Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një Kryeminist­ri që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantë­t e drogës”, u shpreh Basha. INTEGRIMI Kreu i PD- së hodhi poshtë edhe pretendime­t e Kryeminist­rit se opozita po bllokon integrimin. “Sa herë atij i plasin skandale dhe sa herë opozita i zbulon lidhjet e qeverisë së tij me krimin e organizuar, Edi Rama akuzon Partinë Demokratik­e si pengesë për integrimin europian! Është qesharake të mendosh që Macron, Merkel apo Kryeminist­ri holandez dhe qindra politikanë të lartë francezë, gjermanë, holandezë, britanikë janë aq naivë sa i gënjen opozita shqiptare dhe nuk arrijnë të shikojnë realitetin. Fakt është se ata e dinë të vërtetën nga burimet e tyre dhe burime të tjera të pavarura”, tha Basha.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania