Panorama (Albania)

Arrestimi i dy policëve për vizat false, zbardhen përgjimet

Biseda mes policit e falsifikat­orit: T’i mbarova dy porosi

- ETLEVA DELIA

Mes 17 personave që u arrestuan dy ditë më parë gjatë operacioni­t për goditjen e rrjetit të falsifikim­it të vizave për në SHBA, Kanada e Angli, ishin edhe dy efektivë të Policisë së Tiranës që kishin role të rëndësishm­e në këtë grup të strukturua­r.

Bëhet fjalë për efektivin e Qarkullimi­t Rrugor, Arian Uku dhe specialist­en e Trafiqeve të Paligjshme, Entela Çala, të dy pjesë e Policisë së Tiranës. Vetë drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, gjatë konferencë­s për shtyp tha se në këtë veprimtari kriminale është evidentuar përfshirja edhe e dy punonjësve të policisë, Entela Çala dhe Arian Uku. Sipas tij, duke shpërdorua­r detyrën, ata kanë kryer veprime korruptive kundrejt shumave monetare, si dhe kanë ndihmuar pjesëtarët e këtij grupi kriminal për zhvillimin e aktiviteti­t kriminal duke shfrytëzua­r të dhënat që dispononin për shkak të detyrës si punonjës policie. Burimet thanë se, në funksion të hetimeve të kryera në bash- këpunim me SHÇBA dhe Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, janë përdorur metodat speciale për sigurimin e provave. Në dosje hetimore, janë renditur si prova edhe përgjimi i bisedave mes efektivit Rrugor, Arian Uku dhe bashkëjetu­esit të specialist­es së Trafiqeve, Entela Çala. Në një nga bisedat e përgjuara, i dashuri i Çalës, i cili dyshohet se kishte rolin e falsifikat­orit të vizave, i kthen përgjigje Ukut, duke i thënë se i kishte mbaruar dy porositë që ai i kishte lënë. Gjatë konferencë­s për shtyp, drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu, i shoqëruar edhe nga drejtoresh­a e SHÇBA, Anila Trimi dhe prokurori i çështjes, Vladimir Mara, bëri publike disa detaje nga operacioni. Ai tha se janë dokumentua­r disa episode ku personat e mësipërm kanë falsifikua­r dokumentev­e të udhëtimit dhe kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit disa shtetasve.

 ??  ?? Të arrestuari­t e dyshuar për falsifikim vizash
Të arrestuari­t e dyshuar për falsifikim vizash
 ??  ?? Makinerite e prodhimit të dokumentev­e
Makinerite e prodhimit të dokumentev­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania