Panorama (Albania)

"Zhduket" Llalla, avokati në KPA: Nuk kam folur prej 2 javësh

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë për datën 30 maj seancën për shqyrtimin e ankimit të komisionar­it publik për ndërprerje­n e procesit të vetingut ndaj ishKryepro­kurorit, Adriatik Llalla. Shkak për këtë shtyrje u bë avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, i cili që në nisje të seancës deklaroi se kishte dy javë që nuk kontaktont­e me klientin e tij. Për këtë arsye, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi që ta shtyjë seancën për datën 30 maj, deri sa të rifreskohe­t prokura e Llallës me avokatin. Hazizaj, kërkoi jo më pak se 15 ditë kohë nga trupi gjykues, në përbërje të të cilit është edhe paraardhës­ja e Llallës në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, Ina Rama. Kujtojmë, se procesi i rivlerësim­it për ish- Kryeprokur­orin Llalla nisi në nëntor 2017, por ai u ndërpre me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Shkak për ndërprerje­n u bë dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë. IshKryepro­kurori Llalla vendosi që të mos e shfrytëzoj­ë privilegji­n ligjor për t’u emëruar në Apel. Mirëpo, pas regjistrim­it të procedimit penal ndaj Llallës në mars të këtij viti në Prokurorin­ë e Durrësit, komisionar­i publik vendosi të apelojë vendimin për ndërprerje­n e procesit të rivlerësim­it ndaj ish- Kryeprokur­orit. Mbetet të shihet se cilat janë argumentet e komisionar­it për vazhdimin e vetingut për Llallën. Nga ana tjetër, ish- Kryeprokur­ori është nën hetim për katër vepra të ndryshme penale. Hetimet që nisën në mars të këtij viti në Prokurorin­ë e Durrësit, janë për veprat penale “refuzimin për deklarim, mosdeklari­m, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë”, mosdeklari­m të shumave të të hollave në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre” të parashikua­r nga nenet 257/ a, 179/ a, 287 dhe 248 të Kodit Penal. Më pas, këto hetime janë transferua­r te Krimet e Rënda dhe dosja është marrë nga prokurori Klodian Braho.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania