Panorama (Albania)

MINIERA MORI 6 JETË NË PESË MUAJ

-

Ngjarja e djeshme shënon vdekjen e gjashtë brenda këtij viti në minierat e kromit në Bulqizë e Mat, ndërkohë që askush nuk është ndëshkuar si përgjegjës për viktimat e kromit. Gruaja që ndërroi jetë dje, kishte trokitur në dyert e institucio­neve për ndihmë, por askush nuk i është përgjigjur. Në këto kushte, ajo mblidhte krom për të siguruar bukën e katër fëmijëve të saj. Në kushtet kur ishte e divorcuar edhe nga i shoqi, Shpresa Rama e kishte vetë të gjithë barrën e rritjes së tyre. Edhe më parë kanë ndodhur tragjedi të rënda në minierë, por deri më tani nuk ka të penalizuar nga drejtësia asnjë përgjegjës të këtyre ngjarjeve të rënda. Vetëm pak ditë më parë, një masiv gurësh morën jetën e një minatori 62- vjeçar po në Bulqizë. Ndodhur në kushtet e varfërisë ekstreme, banorët e kësaj rrethine janë të detyruar t’i drejtohen minierës, pavarësish­t rrezikut që ajo mbart për jetën e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania