Panorama (Albania)

U zhduk para 20 ditësh, në pranga shoku që bëri denoncimin për të

- Aleksandër Fadili

LEZHE - U zhduk 20 ditë më parë pa lënë gjurmë, arrestohet shoku që bëri denoncimin. Policia dhe Prokuroria e Kurbinit kanë arrestuar Aleksandër Fadilin, si të dyshuar për zhdukjen e 30- vjeçarit Fation Fejzillari. Të dy shokët, më 29 prill ishin nisur nga Peqini me makinën e Aleksandri­t për të shitur perde në Shkodër. Por, gjatë ndalesës në Laç, sipas dëshmisë së Fadilit, shoku i tij humbi gjurmët. 30- vjeçari Fadili bëri denoncim të nesërmen në Polici dhe e justifikoi këtë me faktin se kishte pritur se mos Fationi kthehej te makina. Por, nisur edhe nga dëshmia e dyshimtë, i riu është mbajtur në përgjim pas ngjarjes, gjë e cila çoi më pas në arrestimin e tij. Dyshohet se Fadili mund ta ketë vrarë shokun e tij për t’i marrë paratë, pasi me vete kishte një shumë prej 1.3 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë, Poli- cia vijon kërkimet për gjetjen e trupit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. Çështja i ka kaluar për hetim Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Vjedhje me pasojë vdekjen”. Nëna e 30- vjeçarit të zhdukur shprehet se ka dyshuar që ditën e ngjarjes te shoku i djalit, pasi nuk e ka telefonuar për ta lajmëruar për atë që kishte ndodhur. “I lutemi shtetit, por edhe Aleksandri­t, të tregojë të vërtetën. Ata kanë qenë shokë fëmijërie, janë miq bashkë, nuk është e drejtë që të mbajë të fshehtë të vërtetën për djalin tonë, nëse e di”, shprehet Fatime Fejzillari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania