Panorama (Albania)

"Radio Çekia" nisi transmetim­et në 1923- in

-

Pavel Novak punon prej 20 vitesh në "Radion Çekia", e cila është një nga radio- stacionet që ka nisur transmetim­in që prej vitit 1923. Ajo është radioja e dytë më e vjetër në Europë, pas BBC në Mbretërinë e Bashkuar. Transmetim­i i parë nisi më 18 maj 1923, në një lagje të Pragës. Emri i radios ka ndryshuar disa herë. Radioja u mor nën kontroll nga forcat sovjetike në gushtin e vitit 1968. Pavarësish­t kësaj, ata vijuan transmetim­in nga një vendndodhj­e tjetër. Radioja kombëtare "Radio Çekia" është financuar deri në vitin 2008 nga fondet publike. Në vitin 2013, kjo radio nisi transmetim­et me logon e re që mban edhe sot. Ky ndryshim u bë me rastin e 90- vjetorit të ekzistencë­s së saj. Në këtë përvjetor, radioja organizoi një transmetim 48 orë pa ndërprerje, ku ishin të përfshira 90 intervista, që ndërthures­hin me transmetim­in e lajmeve çdo gjysmë ore. Ky transmetim maratonë është më i gjati në Çeki.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania