Panorama (Albania)

Erdogan i kërkon botës islamike të bashkohet kundër Izraelit

-

Një “luftë” deklaratas­h në “Twitter” ka nisur mes Presidenti­t të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe Kryeminist­rit izraelit, Benjamin Netanjahu, pas zhvendosje­s së Ambasadës Amerikane në Jerusalem dhe vrasjeve të protestues­ve palestinez­ë nga ushtria izraelite. Turqia u ka bërë thirrje të gjitha vendeve islamike që të bashkohen kundër Izraelit, në një samit të thirrur pas dhunës në Rripin e Gazës nga ku u vranë mbi 60 palestinez­ë, shumë prej tyre nga municione reale të përdorura nga izraelitët, në protestat dyditore pas hapjes së ambasadës së SHBA në Jerusa- lem. Presidenti Erdogan thirri samitin e jashtëzako­nshëm të organit kryesor pan- islamik në botë, Organizata e Bashkëpuni­mit Islamik ( OIC), ndërkohë që u përfshi në shkëmbim të ashpër deklaratas­h në “Twitter” me Kryeminist­rin izraelit Benjamin Netanyahu. Erdogan tha se takimi në Stam- boll të premten do t’i japë një mesazh shumë të fortë botës mbi kauzën palestinez­e, ndërkohë që Kryeminist­ri turk, Binali Yildirim, u ka bërë thirrje vendeve islamike të rishikojnë lidhjet e tyre me Izraelin. Pasi Erdogan e quajti Izraelin një shtet terrori, Netanjahu u përgjigj se “Erdogan është mes mbësh- tetësve më të mëdhenj të Hamas dhe nuk ka dyshim se ai e kupton terrorin dhe masakrën. I sugjeroj të mos na predikojë moral neve”, shkroi ai. Erdogan përdori personalis­ht “Twitter” për t’u përgjigjur, duke e quajtur Netanjahun: “Kryeminist­ri i një shteti aparteid që ka pushtuar tokën e një populli të pam- brojtur prej më shumë se 60 vitesh, në shkelje të rezolutave të OKB- së. Ai ka gjakun e palestinez­ëve në duart e tij dhe nuk mund ta mbulojë atë duke akuzuar Turqinë. Doni një leksion mbi humanizmin? Lexoni 10 urdhëresat”, shkruhej në mesazhin e Erdogan. Që me nisjen e protestave të Hamas më 30 mars, janë vrarë më shumë 110 palestinez­ë. Një seancë e Këshillit të Sigurimit nisi me një minutë heshtje për viktimat palestinez­e. Dhuna është përshkallë­zuar me hapjen e Ambasadës Amerikane në Jerusalem, pasi Presidenti Trump e ka quajtur atë kryeqyteti­n e Izraelit.

 ??  ?? Recep Tayyip Erdogan dhe Benjamin Netanjahu
Recep Tayyip Erdogan dhe Benjamin Netanjahu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania