Panorama (Albania)

Vuçiç: Kemi një lloj plani nga Perëndimi për Kosovën

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar në Sofje, në prag të Samitit BE- Ballkani Perëndimor, se ka marrë një plan të përgatitur nga Perëndimi, si propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kjo është hera e parë që Vuçiç e ka thënë këtë publikisht, megjithëse mediat në Serbi kanë spekuluar prej ditësh se Perëndimi po e kërcënon dhe po e shantazhon Vuçiç dhe Serbinë. Por Vuçiç ka thënë për gazetarët në Sofje, se “Askush nuk po e kërcënon Serbinë e as mua. Ka pasur presion ndaj Serbisë prej pesë vitesh sepse Perëndimi dëshiron pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e duam. A na obligon kjo? Jo. A është pozita jonë e lehtë? Jo. Nëse do të pranoja diçka që do t’i përshtatej opinionit serb, do të dilja para popullit, por unë kam marrë vetëm indikacion­e. Ne e kemi një lloj plani të caktuar, por nuk jam i kënaqur me detajet të caktuara. Jemi në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi, që kërkon marrjen në konsiderat­ë të interesave të serbëve në Kosovë, por edhe të Republikës së Serbisë”, ka përfunduar Vuçiç, duke thënë se disa nuk e kuptojnë këtë. Ndërkohë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se me të arritur në Sofje, për Samitin e Bashkimit Europian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, është takuar me përfaqësue­sen e lartë të BE- së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, dhe Presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

 ??  ?? Vuçiç, Mogherini, Thaçi në Sofje, Bullgari
Vuçiç, Mogherini, Thaçi në Sofje, Bullgari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania