Panorama (Albania)

Koreja e Veriut kërcënon me anulimin e samitit Kim - Trump

-

Koreja e Veriut anuloi të mërkurën bisedimet e nivelit të lartë me Korenë e Jugut dhe kërcënoi se do të largohej nga samiti historik me Presidenti­n Donald Trump, për të protestuar ndaj stërvitjev­e ushtarake në vazhdim, që përfshinin SHBA. Masa e papritur, e cila u njoftua nga mediat e Koresë së Veriut dhe u konfirmua nga Seuli, erdhi vetëm disa orë përpara një takimi të planifikua­r Veri- Jug në një fshat kufitar. Ky do të ishte hapi i fundit në harmonizim­in e dy fqinjëve, që mbeten zyrtarisht në luftë. Agjencia qendrore koreane e lajmeve të Koresë së Veriut ( KCNA) paralajmër­oi gjithashtu se “raketat provokuese ushtarake” vënë në rrezik takimin e 12 qershorit midis Trump dhe Kim Jong Un. Koreja e Veriut është e zemëruar për një stërvitje të madhe ushtarake të quajtur “Max Thunder”, që aktualisht është duke u organizuar nga Uashington­i dhe Seuli në Korenë e Jugut. KCNA e quajti atë stërvitje si një provokim të qëllimshëm ushtarak kundër hapave të dukshëm drejt paqes. Zëvendësmi­nistri i parë i Koresë së Veriut në Ministrinë e Punëve të Jashtme, tha se Peniani mund të largohej nga samiti me SHBA. “Nëse administra­ta e Trump na shtyn në qoshe dhe na detyron të heqim dorë nga armët tona bërthamore në mënyrë të njëanshme, atëherë nuk do të kemi më shumë interesim për një bisedë të tillë dhe do të duhet të rishikojmë”, tha Kim Kye Gwan. Gjatë një shkëmbimi të shkurtër me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, Trump nuk dha detaje mbi qëndrimin e Koresë së Veriut. “Nuk kemi dëgjuar asgjë. Ne do të shohim se çfarë ndodh”, tha Trump.

 ??  ?? Kim Jong Un
Kim Jong Un

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania