Panorama (Albania)

Serxho Ramos: Jemi mbretërit e Europës!

-

Madrilenët e thonë njëzëri: Duam Champions- in e tretë radhazi. Më së shumti, kapiteni Serxho Ramos. Mbrojtësi i Realit të Madridit thotë se skuadra e tij mbretëron Europën dhe do të bëjë të pamundurën për të fituar finalen e tretë radhazi. Të pranishëm në një takim me "Movistar", disa prej lojtarëve kanë dhënë idenë e tyre në lidhje me finalen e Kievit. Luka Modriç është ai që e pranon se ndeshja do të jetë shumë e vështirë sepse Liverpuli ishte një nga skuadrat që nuk konsideroh­ej favorite, por mbërriti aty dhe do të bëjë më të mirën për të marrë trofeun. Ai kërkon kujdes nga skuadra e tij për të triumfuar.

"Të kemi një tjetër mundësi për të treguar se jemi ' mbretërit' e Europës është diçka shumë pozitive. Duhet ta shijojmë këtë finale dhe të tentojmë të luajmë sa më mirë. Duhet të hakmerremi me Liverpulin, por mbi të gjitha të bëjmë histori për të fituar finalen e tretë radhazi. Është një ëndërr

Ramos:

për ne. Shpresojmë të sjellim kupën!".

"Duhet përulësi, punë, bashkëpuni­m dhe ambicie. Duhet të thosha 1 arsye që shërben si çelësi i suksesit për finalen, por thashë katër. Këto janë".

"Liverpuli nuk ishte një nga skuadrat favorite për të shkuar në finalen e Ligës së Kampioneve, por shihni ndeshjet për të kuptuar që e kanë merituar dhe se janë një ekip shumë i rrezikshëm. Kanë një trajner të madh dhe na pret një ndeshje e vështirë. Por, do të jemi gati".

"Të jesh lojtar i Realit, është një përgjegjës­i e madhe, por na identifiko­n lufta, kompromisi dhe legjenda. Jam shumë krenar që bëj pjesë në këtë skuadër të madhe".

"Ishte diçka shumë e bukur stërvitja me fëmijët. Ata kanë shumë dëshirë të stërviten dhe të bëhen futbollist­ë, ashtu si unë dikur".

Marselo: Modriç: Naço: Asensio:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania