Panorama (Albania)

Nejmar i pasigurt: Kam frikë, Botërori ëndrra ime

-

Katër vite pas dëmtimit të tmerrshëm në sfidën çerekfinal­e të Botërorit në shtëpi, kundër Kolumbisë ( ajo frakturë e vertebrës së tretë të shtyllës kurrizore, e cila i rrezikoi edhe karrierën), Nejmar rikthehet të dridhet.

Rrëfimi - "Asnjë nuk është kaq i trembur sa unë". Nejmar po i drejtohet numërimit mbrapsht të Botërorit të Rusisë, duke pranuar se ka nisur të ndiejë presionin. "E di që njerëzit janë pak nervozë dhe presin rikthimin tim, por askush më shumë se unë. Askush mezi po pret të rikthehet dhe asnjë nuk ka më frikë se unë", pranon sulmuesi i "Seleçaos" gjatë një interviste për televizion­in brazilian "Globo TV". I dëmtuar prej muajit shkurt, ylli 26- vjeçar i PSG- së u lëndua në këmbën e djathtë ( kockën e pestë të metarsalit) më 25 shkurt në një ndeshje të kampionati­t kundër Marsejës. Ai u operua në fillim të muajit mars në Brazil dhe aktualisht është duke iu nënshtruar programit të riaftësimi­t për të qenë në formën më të mirë për Kupën e Botës.

Peripecitë - "Është një moment shumë i vështirë. Mendoj se është një prej më të vështirëve që kam kaluar ndonjëherë, sepse jam shumë pranë ëndrrës sime të Botërorit", shpjegon futbollist­i më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Ai ka nisur të stërvitet me PSG- në prej së dielës dhe mund të rikthehet në fushë më 3 qershor, me rastin e miqësores së kombëtares braziliane kundër Kroacisë.

Nuk dorëzohet - "Falë Zotit, kam një tjetër shans për t'u bërë kampion bote me kombëtaren e vendit tim. Është një ëndërr që e kam pasur që i vogël dhe objektivi im kryesor. Shpresoj që ky të jetë Botërori im". Por, cila është gjendja fizike e vërtetë e Nejmarit? Futbollist­i nuk preferoi që të jepte detaje: "Fatmirësis­ht, gjatë pushimit tim në Brazil për t'u riaftësuar, rrethohesh­a nga njerëz të gëzuar që më bënin të ndihesha mirë, duke më larguar kujtimet e këqija. Por pavarësish­t kësaj, në kokën time vërshojnë mijëra gjëra dhe jam i trembur".

Fanella - Nejmar gëzoi të martën edhe fondacioni­n e bamirësisë së PSG- së, që mblodhi 1.6 milionë euro, falë edhe fanellës së tij të debutimit me klubit, që u shit në vlerën e 240 mijë eurove.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania