Panorama (Albania)

Xhafaj qëndron në Qeveri, Rama kërcënon me burg

Prokuroria e Tiranës regjistron çështjen për kallzim të rremë

-

Kryeminist­ri mbron ministrin e Brendshëm nga akuzat dhe kërcënon me burg: “Audio- përgjimi një mashtrim, synohet destabiliz­imi i qeverisjes dhe shkatërrim­i i segmentit të fundit të rrugës për çeljen e negociatav­e me BE”. Ministri i Brendshëm flet për marrëdhëni­et me vëllanë e tij dhe e quan audio- përgjimin një shantazh të mafies: “Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen”

Prokuroria e Tiranës ka regjistrua­r procedim penal për kallëzimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm në lidhje me audioregji­strimin e publikuar nga PD ditët e fundit. Burime brenda Prokuroris­ë thonë për “Panoramën” se procedimi penal është regjistrua­r për veprën penale të “kallëzimit të rremë”. Ende nuk janë marrë hapa konkrete nga Prokuroria në lidhje me kallëzimin e Agron Xhafajt, por pritet që në ditët në vazhdim, kur të mbërrijë ekspertiza për audioregji­strimin, të vendoset për më tej. Ditën e publikimit të audioregji­strimit të PD- së, ku pretendohe­t se vëllai i ministrit, Agron Xhafaj, ndihmon një person që të blejë një ngarkesë kanabisi në Vlorë, në Prokurorin­ë e Tiranës, në orët e mbrëmjes është dorëzuar kallëzimi. Agron Xhafaj ka kallëzuar dy deputetët e PD- së, Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe zyrtarin e selisë blu, Gaz- ment Bardhi për “kallëzim të rremë”. Ai pretendon se audioregji­strimi është i montuar dhe nuk ka asgjë të vërtetë në të. Mirëpo, hetimi në Prokurorin­ë e Tiranës është i varur nga ai i Krimeve të Rënda. Audioregji­strimi autentik është marrë nga OPGJtë e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Tiranës duhet të presë rezultatet e ekspertizë­s në lidhje me autenticit­etin e regjistrim­it. Vetë Agron Xhafaj mësohet se ka udhëtuar drejt shtetit italian me avokatin e tij për të sqaruar çështjen e dënimit të tij në Itali me rreth 7 vjet burg. Në një letër publike ditën e djeshme, ai thoshte se audioregji­strimi nuk është i vërtetë dhe është i montuar. Agron Xhafaj ka pranuar se dikur ka gabuar, duke iu referuar ngjarjeve të vitit 2002, por se tani bën një jetë të rregullt. Paralelish­t me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorin­ë e Tiranës, verifikime për këtë rast është duke zhvilluar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania