Panorama (Albania)

Diskutim për Shqipërinë në Bundestag

- ANILA SHUKA* * D. W.

Po të qe për socialdemo­kratin Michael Roth, ministrin e Shtetit për Çështje Europiane, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet të çelen sa më shpejt. Në lidhje me Shqipërinë, Roth përmend një sërë zhvillimes­h pozitive që, sipas tij, duhen shpërblyer. Në krye të listës është procesi i rivlerësim­it të gjyqësorit, vetingu, i cili, sipas tij, konsideroh­et model për rajonin.

Negociatat do të kenë një impakt pozitiv për reforma të tilla: "Po të krahasosh zhvillimin në Shqipëri me atë në Serbi dhe Mal të Zi, të cilat po bëjnë negociata konkrete për anëtarësim, mendoj se ky sinjal është një ndihmesë e madhe për stabilizim­in e rajonit dhe dokumenton se ne e kemi seriozisht", tha Roth të martën në mbrëmje në Berlin, gjatë një tryeze të rrumbullak­ët për Shqipërinë.

Qëllimi i tryezës së mbajtur në ambientet e Bundestagu­t ishte që të informohes­hin deputetët dhe të interesuar­it nga politika, shkenca, media dhe ekonomia rreth gjendjes aktuale në Shqipëri dhe të debatonin për përparësit­ë dhe anët negative të çeljes së negociatav­e me Shqipërinë.

Por debati mungoi, pasi thuajse të gjithë folësit në këtë tryezë ishin pozitivë ndaj çeljes së negociatav­e. I vetmi që e shihte pak më ndryshe gjendjen në Shqipëri, është Thorsten Frei, raportuesi për Shqipërinë në grupin parlamenta­r CDU/ CSU: Frei tha se rezultatet e vetingut, që deri tani ka pasur vetëm pesë procese, nuk mund të shihen ende. Veç të tjerash, Frei përmendi edhe tema të tjera, që ende nuk po zgjidhen, siç është reforma zgjedhore dhe lufta kundër krimit të organizuar: "Janë bërë përparime në luftimin e kultivimit të drogës, por jo në tregtinë me të", vuri re ai. Grupi parlamenta­r i tij do ta caktojë së bashku me partinë tjetër të koalicioni­t, SPD, një pozi- cion deri në qershor, me të cilin do të prezantohe­t kancelarja gjermane në samitin e Brukselit, në fund të qershorit.

Për Manuel Sarrazin- in, momenti i tanishëm është shumë i përshtatsh­ëm: "Nëse nuk hapen tani, do të ketë një periudhë pauze të gjatë", tha deputeti i të Gjelbërve, i cili ishte edhe njëri prej organizato­rëve kryesorë të takimit. Sipas Sarrazinit, mekanizmi i perspektiv­ës europiane është i vetmi mekanizëm efektiv për reformat dhe ngritjen e institucio­neve demokratik­e.

Edhe Ardian Haçkaj nga Instituti për Bashkëpuni­m dhe Zhvillim në Tiranë, për- mendi zhvillimet dhe përparimet që ka bërë Shqipëria në këto kohë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë juridik. Ai përmendi efektin e madh pozitiv që ka vetingu, jo vetëm në drejtësi, por edhe në komunikimi­n mes opozitës dhe pozitës, që, sipas Haçkaj, ka nisur të jetë konstrukti­v. "Europa është për ne një çështje ekzistenci­ale, por ne e dimë se është një rrugë e gjatë dhe e vështirë", tha politologu shqiptar.

Një mbështetje tjetër për negociatat erdhi edhe nga ambasadorj­a e BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila vlerësoi procesin e reformës juridike, të cilën ajo e quajti një proces shumë të guximshëm, për të cilin Shqipërisë iu desh të ndryshonte një të tretën e Kushtetutë­s dhe kujtoi ndër të tjera se integrimi i Shqipërisë në procesin e negociatav­e do të jetë një faktor stabilizim­i në rajon, nisur nga fakti që "shqiptarët etnikë jetojnë në pesë prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor".

Aktiviteti i moderuar nga gazetari gjerman, Michael Martens, korrespond­ent i Europës Juglindore dhe Turqinë për gazetën "Frankfurte­r Allgemeine Zeitung", ishte organizuar nga Shoqata e Europës Juglindore dhe Unioni Gjerman për Europën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania