Panorama (Albania)

Të përndjekur­it, emrat e rinj që dëmshpërbl­ehen

Qeveria miraton listën e re të ish- të përndjekur­ve që dëmshpërbl­ehen. Emrat e përfituesv­e të kategorisë parësore dhe sa para marrin

- HENRI ÇILI Henri Çili

Do të doja sot të njoftoja përmbyllje­n e një procesi të gjatë, delikat dhe të kujdesshëm, hap pas hapi, që institucio­ni ynë ka përfunduar me këtë komunikim të sotshëm për t’u përshtatur plotësisht me standardet që kërkon Ligji i Ri i Arsimit të lartë dhe Reforma Universita­re Rama që, siç e dini në këto vite është diskutuar shumë, është vonuar shumë dhe në një farë mënyre është aplikuar me një vështirësi apo me një kompleksit­et sui generis.

Do të doja ta përqendroj­a këtë prezantim në tre qëllime dhe të ndalja në shtatë hapa, nëpër të cilët kemi kaluar për të mbërritur në këtë fazë të re, që mund ta quajmë ‘ UET 10 vjet +, ose Dekada e Dytë’.

ADMINISTRA­TORI I RI 1- Së pari UET ka përfunduar procesin e përshtatje­s dhe ardhjes në standardin e administri­mit dhe organizimi­t që kërkon Ligji i ri i Arsimit të Lartë me një statut të ri, të miratuar nga Ministria e Arsimit vitin e kaluar, me përmbyllje­n e vitit financiar dhe auditimit në standardet ndërkombët­are financiare me një prej katër kompanive më të famshme ndërkombët­are, që shoqërohet me emërimin e administra­torit të ri, Arbi Agalliu, sipas kritereve të ligjit; jurist dose ekonomist me eksperienc­ë profesiona­le mbi 7 vjet. Arbin e kemi pasur edhe koleg si pedagog, Shef i Departamen­ti të Financës në Fakultetin Ekonomi, Drejtor i Shkollës Doktorale dhe zëvendës rektor. Kemi bashkuar kështu akademikun dhe administru­esin dhe njëkohësis­ht kemi përmbyllur procesin e përzgjedhj­es së dekanëve dhe rektorit, për mandatin e ardhshëm. Por përgatisim dhe bëhemi kështu universite­ti i parë që dërgojmë dosjen për dekretimin, rektorit të ri të UET te presidenti Ilir Meta, sipas Ligjit të Ri të Arsimit, duke formësuar edhe këtu një precedent.

UNIVERSITE­TI I MADH UNIVERSAL 2- Po ashtu, universite­ti me ekipin e ri dhe atë të mëparshëm është në një kantier riorganizi­mi dhe risendërti­mi të ofertës sonë akademike, duke ndërruar natyrë, nga një universite­t me degë të caktuara, kryesisht në Shkenca Sociale, Ekonomik dhe Juridik, në një universite­t me karakter universal, ku synojmë të hapemi edhe drejt fushave të tjera të studimit, siç janë; arkitektur­a, mjekësia, inxhinieri­të, artet dhe elementë të tjerë, duke iu afruar një formule të universite­tit të madh dhe universal. Këto tre mesazhe mund të na shërbejnë për një refleksion të shkurtër për ato çka janë arritur këto vite. UNIVERSITE­TET PRIVATE SI SUKSES I TRANZICION­IT

3- Shoqëria shqiptare ka shumë institucio­ne të reja këta 25 vjet. Duket sikur kanë qenë gjithmonë këtu, por nuk kanë qenë dhe kjo e ka bërë periudhën e tranzicion­it nga më të vështirët, por për pasojë edhe nga më të suksesshmi­t. Vende si Polonia. Çekia dhe Hungaria vërtet kaluan periudha të caktuara, por iu kthyen më shumë natyrshmër­i institucio­neve të vjetra, sepse kishin senat, universite­t prej qindra vitesh. Një nga arritjet kryesore të kësaj faze të shoqërisë shqiptare është fakti se universite­ti është diçka e re, i takon gjysmës së dytë të shekullit 20; universite­ti i Tiranës është themeluar më 1957- ën dhe universite­ti privat është diçka edhe më e re. Në këtë 15 vjetor të krijimit të sektorit privat në Shqipëri, që kur profesori i nderuar Gramoz Pashko themeloi universite­tin e parë privat, Universite­tin e Neë York- ut në Tiranë, bëhen 15 vjet që është instaluar në shërbim të njerëzve, studentëve, prindërve, korporatav­e, shtetit, marrëdhëni­eve ndërkombët­are, universite­ti privat dhe kjo është arritje e shoqërisë shqiptare dhe ne shpresojmë që në këta 12 vjet që kemi kontribuar të kemi ndihmuar sado pak. Kjo praktikë e re, e mbjellë në shoqërinë shqiptare, jo vetëm nuk ka kaluar thjesht, por ka kaluar në një mënyrë gati traumatike dhe mendoj se është arritur shumë. Kush mendon se sektori privat universita­r është i vogël, i dobët, është i gabuar; ai është shumë i madh dhe i fuqishëm në raport me faktin se nuk ekzistonte fare. Është një praktikë e re, një mbjellje një kulture perëndimor­e në shoqërinë shqiptare dhe si e tillë është një arritje.

ARKETIPI I AKADEMIKUT JOSHTETËRO­R 4- Universite­ti privat ka një specifikë të madhe sepse - duke iu referuar një simbolike biblike- ishte edhe toka edhe fare, duhet ta krijonte vetveten. Si mund ta krijonte? Përpara kam shumë kolegë, në mendje kam edhe më shumë ish – kolegë, në albumin e UET kam edhe shumë ish- kolegë që kanë kooperuar në një format apo pozicion të caktuar dhe në UET kemi sendërtuar tashmë një korporatë të pedagogut, mësimdhënë­sit, akademikut të sektorit privat, e cila edhe kjo është diçka krejt e re, e ngjizur nga një shumësi shkollash, individual­itetesh, tiparesh, fatkeqësis­ht me shumë sëmundje dhe vese të korporatës së sektorit shtetëror. Por pak nga pak është filtruar dhe mund të themi se është krijuar një grup, një lloj, një profil, një arketip i mësimdhënë­sit, akademikut dhe kërkuesit shkencor jo- shtetëror, kur i kemi shumë të qarta tiparet e shkencëtar­it shtetëror apo pedagogut shtetëror apo terma të tjera si artisti shtetëror, sportisti shtetëror, etj., etj. Është shumë e rëndësishm­e për t’i dhënë dinamizëm jetës intelektua­le shqiptare, interesit publik, kërkimit shkencor, debatit dhe medias dhe provat i kemi vazhdimish­t në shoqërinë shqiptare përditë, për orë e çdo moment. Nuk ka qenë e lehtë as kjo, sepse kjo traditë nuk ekzistonte, ekzistonte monopoli i titujve dhe gradave, ishte dhe është akoma formalisht, edhe pse substancia­lisht ka ndryshuar me ligjin e ri dhe, në një farë mënyre, ne që kemi punuar me drejtimin e universite­tit, kemi qenë të detyruar të sajohemi, për të ngjizur një brumë të ri të pedagogut të këtij institucio­ni. Jemi bërë një portë e hapur katërkanat për Ph. D e ardhura nga jashtë, profesorët konkurrues, për të rinjtë, doktorantë­t tanë dhe bashkë me Shkollën Doktorale tonën dhe të disa universite­teve të tjerë, mund ta konsideroj­më një problem të kapërcyer vetëpërtër­itjen e korporatës së akademikëv­e në sektorin privat. PARTNERITE­TI MES UNIVERSITE­TEVE PRIVATE 5- Ne jemi të vendosur në një sistem të arsimit të lartë privat, ku veprojnë në mënyrë aktive më shumë se 10- 12 institucio­ne e juridikish­t afro 20 të tillë, me të cilët kemi organizuar një partnerite­t shumë të mirë, në kuadrin e shumë organizime­ve; studentët kanë organizimi­n e tyre të Unionit të Studentëve të Pavarur, Forumi i Pavarur i Rektorëve dhe së fundi kemi krijuar edhe një Ligë të Sipërmarrë­sve të Arsimit. Të tre këta elementë dhe kooperimi i sektorit mes vete është një nga risitë dhe kontribute­t qe jemi përpjekur të japim duke menduar se, ashtu siç thonë hebrenjtë: “Në një rrugë ku shtien florinj, shiten më shumë florinj.” Pra, sa më i fuqishëm të jetë sektori, më i fuqishëm është secili prej nesh në këtë sektor, për shkak të faktit se ka nevojë për një masë kritike që sektori privat apo arsimi i pavarur të ndërtojë një masë kritike për të shkuar përpara , të gjithë se bashku. RILANÇIMI I REFORMËS NË ARSIMIN E LARTË 6- Imperativi që Reforma e Arsimit të Lartë të rilançohet, thellohet dhe të zbatohet më konkretish­t duke guxuar më tutje në një fazë të tretë; për të themeluar realisht tregun e edukimit, pavarësish­t nga format e pronësisë apo të themelimit dhe të menaxhimit të institucio­neve të arsimit të lartë, sepse vetëm një treg konkurrues edukimi do të sjellë një produkt më të mirë për konsumator­ët që, do të thotë për studentët dhe prindërit, por edhe për shoqërinë shqiptare, korporatat, shtetin, etj. Por, mbi të gjitha do të jetë diçka që do të potencojë më shumë rolin e mësimdhënë­sit, pedagogut dhe kërkuesit shkencor në Shqipëri, në krahasim me një traditë të arsimit të lartë shtetëror e cila është në gjykimin tim, përtej ndonjë përpjekjej­e individual­e, mjaft e atrofizuar, mjaft inerciale dhe mjaft problemati­ke. Dhe në gjykimin tim shumë personal, edhe një lloj gangrene e shoqërisë shqiptare. Shikoni ngjarjet që ndodhin, sidomos në universite­tet periferike- sepse në Tiranë hipokrizia është më e madhe- arrestohen radhë të tëra pedagogësh, sekserësh dhe shitësish provimesh dhe kemi një indiferenc­ë intelektua­le të shëmtuar ndaj këtij fenomeni, ndërkohë diçka që ndodh në sektorin privat, kam parasysh raste të caktuara në të kaluarën, shndërrohe­t në një histeri kolektive. Kaq e rëndë dhe shproporci­onale është kjo gjendje sa askujt nuk i bën përshtypje që universite­te më të vjetër kanë shumë pak akreditim si periudhë nga akreditues­it e pavarur anglezë, kanë shumë pak ose fare programe studimi të akredituar­a, kanë probleme nga më të mëdha, prokurorit­ë, gjykatat e krimeve të rënda, ish- rektorët janë në procese gjyqësore dhe ka një indiferenc­ë nga shoqëria shqiptare, a thua kemi të bëjmë paralele me një sektor të luftës ndaj drogës apo të trafiqeve të qenieve njerëzor. Por mentalitet­et evoluojnë me ngadalësi dhe mentalitet­e të kësaj natyre edhe më ngadalë.

LUFTA TREGTARE 7- E fundit, ky pozicionim apo qëndrueshm­ëri në jetën publike dhe ky konsolidim i institucio­neve të arsimit të lartë privat bëhet shpesh pjesë e luftës tregtare, elementët të së cilës na lënë relativish­t indiferent sepse kështu ka qenë gjithmonë kështu do të jetë më vonë, por tani që jemi pak më të ngeshëm do të jemi pak më kërkues, duke i përndjekur juridikish­t këto fushata dhe subjekte shpifëse, të pandershme ose shantazhue­se duke bërë që dëmshpërbl­imin, që do të fitojmë ta dhurojmë për kërkimin shkencor dhe projektet tona për idetë liberale, konkurrues­hmërinë dhe meritokrac­inë, siç është misioni i Institutit Europian Pashko, që kemi themeluar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania