Panorama (Albania)

Samiti i Sofjes, BE: Perspektiv­ë europiane për Ballkanin, por jo anëtarësim

Macron: Zgjerimi të shihet me kujdes

-

Në Samitin e Sofjes, ku morën pjesë udhëheqësi­t e vendeve anëtare të BE- së për perspektiv­ën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, janë shprehur pro perspektiv­ës europiane të rajonit, por jo për anëtarësim të shpejtë.

Presidenti francez, Emanuel Macron, një nga skeptikët e zgjerimit të BE- së, tha dje për mediat franceze se çdo zgjerim i ri duhet të shihet me shumë kujdes dhe ashpërsi. “Ajo që kemi parë gjatë 15 viteve të fundit është një rrugë që ka dobësuar Europën sa herë që mendojmë ta zgjerojmë atë. Dhe unë nuk mendoj që ne bëjmë një shërbim për vendet kandidate apo veten tonë, duke pasur një mekanizëm që në njëfarë mënyre nuk ka më rregulla dhe vazhdon të lëvizë drejt zgjerimit. Unë jam në favor të anëtarësim­it të Ballkanit në Europë dhe të ecjes drejt Europës. Por unë mendoj se ne duhet të shohim çdo zgjerim të ri me shumë kujdes dhe ashpërsi” tha Presidenti Macron për gazetarët në samitin e kryeqyteti­t bullgar, Sofje. Ai deklaroi se është “Në favor të lëvizjes drejt zgjerimit, por më parë duhet gjithë siguria e nevojshme dhe së pari një reformë reale për të lejuar një thellim dhe funksionim më të mirë të Bashkimit Europian”.

RAMA Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, Kryeminist­ri Rama ka treguar takimet intensive me kryeminist­rat e disa vendeve anëtare të BE- së, siç ishte Kryeminist­ri holandez Mark Rutte, ku ka shumë kundërshti për negociatat me Shqipërinë për shkak të problemati­kave me azilantët shqiptarë në Holandë. Rama është takuar edhe me Kryeminist­rin e grek Tsipras, me Presidenti­n serb, Vuçiç, me Presidenti­n e Këshillit Europian Antonio Tajani, por dhe Presidenti­n e Komisionit Europian, Juncker.

DEKLARATA Jo pa qëllim deklarata e përbashkët e samitit të Sofjes, e organizuar nga Kryeminist­ri bullgar Borisov, i cilëson vendet e Ballkanit vende partnere të Bashkimit Europian. Udhëheqësi­t e Bashkimit Europian dhe vendet anëtare të unionit, në konsultim me partnerët e Ballkanit Perëndimor, miratuan “Deklaratën e Sofjes”, një plan i rrugës europiane të rajonit. Deklarata shpreh mbështetje ndaj perspektiv­ës europiane të rajonit dhe përvijohen detyrat dhe parimet që palët duhet të përmbushin gjatë procesit të integrimev­e europiane. “Bashkimi Europian është dhe do të mbetet partneri më i besueshëm i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Nuk shoh të ardhme tjetër për Ballkanin Perëndimor veç BE- së. Nuk ka alternativ­ë tjetër, nuk ka plan B”, tha Donald Tusk, President i Këshillit të BE- së. Destinacio­ni është i qartë, por rruga do të jetë e vështirë, pasi siç tha vet Tusk, i pyetur nga gazetarët, përqendrim­i është te substanca dhe jo te datat. Vendet anëtare të BE- së angazhohen që në bashkëpuni­m me vendet e Ballkanit Perëndimor të luftojnë krimin e organizuar, por dhe trafiqet e drogës dhe armëve. “BE- ja dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor pranojnë se rezultatet në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar janë thelbësore për transformi­min politik dhe socio- ekonomik të rajonit dhe gjithashtu për qëndrueshm­ërinë dhe sigurinë rajonale. BE- ja përshëndet angazhimin e tyre për të ndërmarrë veprime të vendosura, në bashkëpuni­m me BE- në dhe me njëritjetr­in, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kultivimit të drogës dhe kontraband­imit të armëve”, thuhet në deklaratë. Bashkëpuni­m vendet e BE- së kërkojnë edhe në luftën kundër terrorizim­it. “Kundërshti­mi i terrorizmi­t dhe ekstremizm­it, duke përfshirë financimin, radikalizi­min dhe kthimin e luftëtarëv­e terroristë të huaj, kërkon bashkëpuni­min tonë të shtuar”, thuhet në deklaratë.

 ??  ??
 ??  ?? RAMA GJATE FOTOS FAMILJARE NE SAMITIN E SOFJES
RAMA GJATE FOTOS FAMILJARE NE SAMITIN E SOFJES
 ??  ?? Rama dhe Juncker
Rama dhe Juncker
 ??  ?? Rama dhe Vuçiç
Rama dhe Vuçiç
 ??  ?? Rama dhe Christian Danielsson
Rama dhe Christian Danielsson

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania