Panorama (Albania)

Sjellësit e fatkeqësis­ë "Rama"

- KLEVIS BALLIU

Qeverisjae sotme ka treguar plot gjëra, të cilat do të surprizoni­n jo vetëm ...

... opozitën dhe popullin e vendit, por çdo ndërkombët­ar, aktor apo institucio­n zyrtar dhe jozyrtar. Por në Shqipëri është ndryshe. Askush sot nuk është i surprizuar nga rrënimi ekonomik apo inkriminim­i i institucio­neve të shtetit, droga, vrasjet, pasi çdo shqiptar e njeh se kush është Edi Rama.

Rama është lexuar nga politikanë­t dhe shqiptarët në fakt që përpara se të vinte ministër Kulture në Shqipëri.

Që Rama është fatkeqësi kombëtare është një fakt, pasi mjafton të shohësh që Shqipëria sot kontrolloh­et nga bandat, që shqiptarët sot janë më të varfër se kurrë, që Shqipëria sot ka lidhje me të ngushta me Lindjen se sa me Perëndimin. Por çështja nuk është kjo. Pasim siç thashë dhe më sipër, Rama njihej se kush ishte përpara se të kthehej nga rrugët e Parisit.

Çështja është, që kush e solli këtë fatkeqësi?

Atë e solli Fatos Nano, i cili pavarësish­t se ishte koshient për gjendjen psikologji­ke dhe ligësinë e Ramës e vendosi atë ministër Kulture.

Fatos Nano ishte koshient që Rama ishte një piktor dështak që rrinte poshtë urave të Parisit, me thonjtë pa prerë, siç ka deklaruar vetë ish- Kryeminist­ri.

Dhe pavarësish­t këtij informacio­ni, me papërgjegj­shmërinë që e karakteriz­onte ishKryemin­istrin Nano, ai e solli këtë fatkeqësi në Shqipëri.

Dhe sot ai ka një përgjegjës­i të jashtëzako­nshme për gjendjen në të cilën fatkeqësia "Rama" e ka çuar Shqipërinë.

Sikur kjo mos të mjaftonte, Partia Socialiste, pas humbjes së pushtetit, si për inat të shqiptarëv­e që s'e votuan në 2005, zgjodhi të bënte kryetar të saj, pikërisht Edi Ramën, duke i futur kështu thikën në palcë interesit kombëtar.

Partia Socialiste ishte koshiente për lidhjet mafioze të Ramës, për shkak të aferave të tij korruptive me ndërtimin e pallateve.

Shumë nga ato pallate ishin ndërtuar me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar.

Partia Socialiste ishte koshiente për 20% e Ramës në çdo pallat, pra, ajo e njihte babëzinë e Mr. 20%.

Dhe pavarësish­t kësaj, e bënë këtë "fatkeqësi" të merrte telat e pushtetit të partisë.

Me ato tela ai arriti të asgjësojë Partinë Socialiste, për të krijuar kështu makinerinë e krimit që njihet sot si Rilindja.

Dhe për këtë, një ditë kjo parti do ta kujtojë zgjedhjen e Ramës kryetar të saj, si dita e tradhtisë ndaj interesit kombëtar nga Partia Socialiste.

Por kjo fatkeqësi do të ishte ndalur, në qoftë se pushteti i tretë nuk do ta kishte mbështetur këtë monstër politike.

Po, disa media, analistë dhe gazetarë, të cilët sulmonin qeverinë e Sali Berishës për të sjellë Ramën në pushtet.

Këto analistë e gazetarë i dhanë një mbështetje të pashembull­t në histori këtij personi, pavarësish­t se ata i njihnin të gjitha mëkatet e tij brenda dhe jashtë politikës.

Pasi mëkatet e Ramës ishin tashmë të njohura për publikun, për shkak të denoncimev­e të shumta të bëra nga opozita e Sali Berishës dhe më pas dhe nga qeverisja e Sali Berishës.

Pavarësish­t se këto instanca mediatike e njihnin lidhjen e Ramës me drogën dhe narkotrafi­kantët, ato për hir të parave apo edhe pozicionev­e të punës e mbështetën atë.

Në këtë mënyrë, ato me analistë të shitur si të pavarur, me gazeta të shitura si të pavarura, me emisione të shitura si të pavarura, i dhanë atij të gjithë mbështetje­n që i duhej për të marrë në dorë pushtetin qendror.

Fatos Nano, Partia Socialiste dhe këto instanca mediatike të korruptuar­a sot duhet t'i kërkojnë falje shqiptarëv­e që sollën këtë fatkeqësi në dyert e tyre.

Pasi Rama është ai që është dhe të gjithë e njohin, e di dhe ai vetë, kurrë nuk është munduar as t'i fshehë lidhjet e tij personale me drogën dhe lidhjet e tij të biznesit me narkotrafi­kantët.

Ai kurrë nuk ka fshehur gjendjen e tij psikologji­ke, por e tregonte atë haptazi kur dilte me sëpatë në dorë në rrugët e Tiranës apo kur bërtiste "o DOOOOOOKTO­OOOOR..." në mitingjet e Fatos Nanos.

Sot shqiptarët duhet t'i kërkojnë llogari fatkeqësis­ë kombëtare "Rama", por edhe kumbarëve të kësaj fatkeqësie.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania