Panorama (Albania)

Çili: Këto 15 vite u themelua tregu i edukimit, koha për rilançimin e Reformës

“Rritja ekonomike shënoi trend pozitiv, papunësia është ulur”

-

Ulja e përdorimit të euros do të shoqërohet me zbatimin e planit të masave, që do të hyjnë në fuqi në 6- mujorin e dytë të vitit.

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dje gjatë prezantimi­t të raportit vjetor të 2017- s, tha se plani i masave për euron nis zbatimin në 6- mujorin e dytë të vitit. “Shkalla e lartë e euroizimit ekspozon agjentët privatë dhe sistemin financiar ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit, si dhe vështirëso­n përcjellje­n e politikës monetare. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare nënshkruan Memorandum­in e Bashkëpuni­mit “Për zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare”. Në këtë Memorandum, palët nënshkrues­e angazhohen të identifiko­jnë dhe ndërmarrin veprime konkrete në sferat e tyre të kompetencë­s. Brenda këtij kuadri, Banka e Shqipërisë identifiko­i një paketë masash, të cilat, pas konsultimi­t me industrinë bankare, do të hyjnë në fuqi gradualish­t gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018", u shpreh Sejko. Guvernator­i Sejko tha se për 2017- n ekonomia vijoi trendin e konsolidua­r rritës. “Ekonomia dhe sistemi financiar shqiptar kanë shënuar progres gjatë vitit 2017. Trendi pozitiv i zhvillimit ilustrohet nga përshpejti­mi i ritmit të rritjes ekonomike, nga rritja e punësimit dhe rënia e normës së papunësisë, si dhe nga përmirësim­i i bilanceve financiare të sektorit publik dhe privat shqiptar. Ky progres e ka sjellë ekonominë e vendit tonë më afër nivelit të saj potencial, si dhe ka forcuar faktorët afatshkurt­ër e afatmesëm, të cilët mbështesin rritjen ekonomike”, vlerë- soi Sejko. Guvernator­i u shpreh se rritja e inflacioni­t në 2017 është tregues i përmirësim­it të ekonomisë. “Inflacioni erdhi në rritje gjatë vitit 2017, duke shënuar një nivel mesatar prej 2.0%, nga 1.3% një vit më parë. Rritja e inflacioni­t pasqyroi përmirësim­in e aktiviteti­t ekonomik dhe forcimin e presioneve të brendshme inflacioni­ste. Megjithatë, ky tregues vijon të mbetet nën objektiv, në reflektim të pranisë së kapacitete­ve të pashfrytëz­uara në ekonomi, të nivelit të ulët të inflacioni­t në vendet partnere, si dhe të fortësisë së kursit të këmbimit”, u shpreh Sejko.

 ??  ??
 ??  ?? Guvernator­i Gent Sejko, dje gjatë prezantimi­t të raportit vjetor të 2017- s
Guvernator­i Gent Sejko, dje gjatë prezantimi­t të raportit vjetor të 2017- s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania