Panorama (Albania)

“Po vëzhgojmë rastin Xhafaj, jo dënim për faj të një anëtari të familjes”

“Njerëzit s’mund të dënohen për faj të anëtarit të familjes, duhet parë më vete”

-

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestagu­n gjerman, Thorsten Frei, deklaroi se rasti i vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj po ndiqet me vëmendje.

Në një intervistë për “DW”, deputeti i Partisë së Kancelares gjermane, Angela Merkel, thekson se njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, prandaj edhe sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vëzhguar me vëmendje. Deputeti gjerman flet edhe për hetimet ndaj ish- ministrit Saimir Tahiri pas dorëzimit të mandatit të deputetit.

Zoti Frei, deri tani grupi i punës i deputetëve të CDU/ CSU në Bundestag nuk është shprehur qartë pro ose kundër çeljes së negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë e Maqedonisë me BE. A keni marrë një vendim ndërkohë?

Ne do të flasim intensivis­ht si për Shqipërinë, ashtu edhe për Maqedoninë në kuadër të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor në mënyrë që së bashku me partnerët tanë socialdemo­kratë të pozicionoh­emi përballë qeverisë në prag të samitit.

Ju jeni raportuesi i Shqipërisë. Dhe fjala juaj do të ketë ndoshta më shumë peshë. Cili është mendimi juaj?

Shqipëria është për ne me shumë interes, prandaj kemi shumë kolegë që merren me Shqipërinë. Ajo që vërejmë dhe vlerësojmë ne, është zhvillimi i jashtëzako­nshëm i këtij vendi në këto vite. Kjo është e pamohueshm­e. Dihet edhe që Bashkimi Europian në vitin 2003 është deklaruar për një perspektiv­ë të qartë europiane për këto vend, dhe tani duhet parë se a i plotëson Shqipëria që tani kushtet për të hyrë në negociata. Krahas sukseseve, kemi edhe disa çështje problemati­ke. Për shembull? Unë jam marrë intensivis­ht me procesin e vetingut dhe kam folur vetë edhe me anëtarë të komisionit, kur isha në Shqipëri në fillim të vitit. Fakt është se kemi afro 800 gjykatës dhe prokurorë, ndërsa deri tani janë përmbyllur vetëm pesë rivlerësim­e. Natyrisht që e di se ka disa që i janë shmangur vetingut duke dhënë dorëheqjen, por ne prapësepra­pë jemi në fillim të këtij procesi dhe në këtë moment nuk mund të japim një gjykim përfundimt­ar për të. Ka edhe çështje të tjera, me të cilat nuk kemi filluar ende, si për shembull reforma zgjedhore. Kjo është një detyrë e vjetër, të cilën Komisioni Europian e ka adresuar qysh herët. Ko- misioni parlamenta­r i krijuar enkas për këtë punë ka hartuar një plan kohor, që na premton se do të ketë rezultate në fund të vitit. Por këto nuk mund të quhen arritje.

A shikoni ndonjë rrezik që vetingu të përdoret edhe si mjet presioni ndaj gjykatësve?

Veç të tjerash, duhet thënë se para ligjit të gjithë duhet të trajtohen njësoj. Kjo vlen si për gjykatës të lartë, ashtu edhe për gjykatës të thjeshtë. Dhe vlen edhe për të gjithë të tjerët. Po kujtoj këtu rastin e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, për shembull, ku maxhoranca në Parlament në fillim e refuzoi heqjen e plotë të imunitetit. Tani, ndërkohë kemi një situatë të re, mbas dorëzimit të mandatit dhe “arrestit shtëpiak” të shtunën e kaluar, por gjithsesi duhet thënë se ministrat dhe deputetët nuk duhen trajtuar ndryshe nga shtetasit e tjerë.

Mendoni se Tahiri dha dorëheqjen pas presionit të ardhur nga Gjermania?

Nuk e di. Ky është një vendim që është marrë në Shqipëri, para së gjithash, një vendim i tij personal, të paktën kështu e lexoj në shtypin shqiptar. Ne vetëm se e kemi bërë të qartë se do ta shohim me shumë vëmendje, nëse ish- ministri i Brendshëm po trajtohet ndryshe nga ç’do të trajtohesh­in të tjerët, në raste të ngjashme.

Tani kemi një rast tjetër me vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt. A keni ndonjë informacio­n për këtë?

Nuk kam një mendim përfundimt­ar për këtë. Është e qartë që njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë më vete. Prandaj edhe sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vëzhguar dhe nuk mund të them asgjë. Por ne po e vëzhgojmë me vëmendje edhe rastin e tij.

Nuk kam një mendim përfundimt­ar për këtë. Është e qartë që njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë më vete. Prandaj edhe sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vëzhguar dhe nuk mund të them asgjë. Por ne po e vëzhgojmë me vëmendje edhe rastin e tij.

 ??  ??
 ??  ?? Raportuesi për Shqipërinë, Thorsten Frei
Raportuesi për Shqipërinë, Thorsten Frei

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania