Panorama (Albania)

"Dëshmitari X" u ekstradua në Itali në 2013

Ishte dënuar me 3 vjet burg për trafikim mjetesh motorike

-

"Dëshmitari X", tashmë i identifiku­ar me emrin Albert Veliu, me atë me të cilin Partia Demokratik­e e denoncoi Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm për trafikimin e lëndëve narkotike, rezulton se ka qenë i dënuar në vitin 2008. Ai ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Vlorës për akuzën e trafikimit të mjeteve motorike dhe ishte dënuar me 3 vjet heqje lirie më datë 5 maj të vitit 2008. Bëhej fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2006, por edhe pas vendimit të dhënë 2 vite më vonë, Albert Veliu ka qenë në liri, derisa është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimi. Pesë vite pas vendimit të Gjykatës së Vlorës u krye ekstradimi i tij nga Italia. "Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 14.08.2013 ka kryer ekstradimi­n nga Roma/ Itali drejt vendit tonë të Albert Eqerem Veliut, në atë kohë 46 vjeç, lindur në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 143, datë 05.05.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike, parashikua­r nga neni 141/ a/ 1 i Kodit Penal" njoftonte Policia e Shtetit në vitin 2013, kur u krye ekstradimi i tij. Më tej, Policia sqaronte edhe ngjarjen për të cilën ai ishte akuzuar. "Më datë 19.01.2006 Policia Rrugore ka bllokuar mjetin tip ' Volskvagen Golf', me targa JD15805. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Albert Veliu, duke falsifikua­r lejen e qarkullimi­t të automjetit të mësipërm, e ka futur atë në Shqipëri dhe ia ka shi-

 ??  ?? Basha e deputetët e PD, duke paraqitur rrëfimin e dëshmitari­t
Basha e deputetët e PD, duke paraqitur rrëfimin e dëshmitari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania