Panorama (Albania)

Basha: Rama- Xhafaj e dinin për përgjimin, kërcënuan dëshmitari­n

“72 orë terror mbi bashkëshor­ten dhe fëmijët e dëshmitari­t. E dinin që të hënën përgjimin”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, akuzoi kryeminist­rin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se kanë shantazhua­r dhe kërcënuar shtetasin Albert Veliun, i cili u shfaq pak ditë më parë në audio- përgjimin e publikuar nga PD.

Në një konferencë të jashtakons­hme për mediat, Basha u shpreh me bindje se Rama dhe Xhafaj ishin në dijeni që nga dita e hënë se audio- përgjimi i publikuar nga PD ishte i vërtetë por bën gjithçka për të shkatërrua­r provat dhe për të likujduar dëshmimtar­in. “Që prej publikimit të fakteve tronditëse të aferës kriminale Xhafaj, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, në bashkëpuni­m me prokurorin­ë e kapur prej tyre, në bashkërend­im dhe bashkëvepr­im me struktura kriminale dhe njerëz të krimit të organizuar, kanë vënë në lëvizje një skenar kriminal. Skenari i dyshes Rama Xhafaj është ky: Moho përgjimin. Kapjosh ose likuido dëshmitari­n dhe familjen e tij. Shkatërro provat. Akuzo dhe kërcëno opozitën! Ky skenar ka dy qëllime: Mbrojten e Agron Xhafajt të kapur në flagrancë duke vazhduar aktiviteti­n kriminal të trafikut të drogës”, deklaroi Basha.

DËSHMIMTAR­I Sipas kreut të PD shteti është i kapur nga mafia ndaj edhe bën gjithçka për të kapur dhe për ta terrorizua­r para se ai të jepte një rrëfim për PD. “Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj gënjyen dje shqiptarët kur hodhën poshtë dëshminë kundër Agron Xhafajt. Ata e dinin që të hënën, se përgjimi është autentik. Ata u informuan që të hënën nga Agron Xhafaj, kush është dëshmitari X, por ata bënë gjithçka për ta kapur, për ta terrorizua­r, joshur dhe komproment­uar dëshmitari­n para se ai të jepte dëshminë tronditëse. Presion dhe terror ndaj familjes së dëshmitari­t dhe vetë dëshmitari­t po ushtrojnë edhe figura të krimit të organizuar, trafikantë droge, ushtarë dhe bashkëpunë­tore të Agron Xhafajt. Qëllimi i presionit shtetëror dhe mafioz ndaj dëshmitari­t dhe familjes së tij është vetëm një: komprometi­mi me çdo kusht i dëshmitari­t dhe i dëshmive të tij tronditëse për Agron Xhafajn. Ja pse kanë ushtruar këto 72 orë terror mbi bashkëshor­ten dhe fëmijët e tij”, tha Basha.

PARALAJMËR­IMI Basha ka paralajmër­uar Kryeminist­rin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të qëndrojnë larg bashkëpunë­torit Albert Veliu, pasi në të kundërt do të marrin përgjigjen e merituar nga PD. “E paralajmër­oj sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn se, për çdo hap që do të ndërmarrin për të rrëmbyer, terrorizua­r dhe vënë nën presion Albert Veliun, dëshmitari­n e familjes mafioze Xhafaj dhe familjarët e tij, do të marrin përgjigjen më të ashpër nga opozita dhe populli!”, deklaroi kreu i PD- së.

 ??  ?? Kryetari i opozitës, Lulzim Basha
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania