Panorama (Albania)

Kryemadhi: Rama i nguli thikën Xhafajt, ishte ai që bëri regjistrim­in

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, deklaron se audio- përgjimi i publikuar nga PD për vëllain e ministrit të Brendshëm është autentik dhe ai është kryer me urdhër të Kryeminist­rit Rama. Në një deklaratë për mediat pas seancës plenare, Kryemadhi deklaroi se dita e largimit të Ramës po vjen. “Unë dua të them që audio- përgjimi është shumë i thjeshtë. Prokuroria, kur ndodhi ngjarja e Kukësit, brenda dy orësh bëri një deklaratë dhe denoncoi dhe filloi angazhimin e saj. Por shpresojmë që edhe për këtë rast, për të vërtetuar autencitet­in, që s’kam asnjë lloj dyshimi që mund të jetë i vërtetë, d. m. th. që është i vërtetë, nuk më shqetëson fare kjo. Por nuk është këtu problemi. Problemi qëndron kapja e sistemit të shtetit. Sepse fundja- fundit, vëllai i z. Xhafaj do të përgjigjet para drejtësisë dhe do mbajë përgjegjës­i për veten e tij. Hedhja e Edi Ramës do të vazhdojë hap pas hapi. Ka filluar sot. Kishte frikë të vinte në Parlament. Gjeti, gjasme, Samitin e Bullgarisë për të vajtur. S’ka punë fare të shkojë. Ai ka frikë dhe do të përballet ditë pas dite. Mos harroni që frika e tij, mbrojtja që i bëri ministrit të Brendshëm nuk ka të bëjë me ministrin e Brendshëm, sepse ishte ai që ia nxori dhe e regjistroi Fatmir Xhafajn. Ishte ai që i nguli thikën Fatmir Xhafajs dhe sot i thotë, po të mbaj. Pse? Sepse do të instalojë që edhe unë do mbaj vëllain tim, prandaj nuk do të largohem, por dita që ai do iki, do iki”, tha Kryemadhi. Sipas kryetares së LSI- së, fundi Edi Ramës do t’i vijë nga populli dhe jo nga organi i Prokuroris­ë. “Koha e drejtësisë po vjen. Nuk do vijë as nga Arta Marku dhe as nga zonja Prela, por do të vijë nga drejtësia e popullit shqiptar, sepse nuk mund të vazhdojë më që të pasurit dhe bandat të pasurohen dhe shqiptarët që janë shumica e këtij vendi të varfërohen”, tha kryetarja e LSI- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania