Panorama (Albania)

Prokuroria i thirri për dëshmi, zyrtarët e PD i dërgojnë letër

-

Dy deputetët e Partisë Demokratik­e, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, së bashku me këshilltar­in ligjor në PD, Gazment Bardhi, nuk u paraqitën ditën e djeshme në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me përgjimin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj. Shkak për këtë, sipas dy deputetëve dhe Bardhit, ishte seanca plenare në Parlament. Prokuroria e Krimeve të Rënda u kishte dërguar thirrje për t’u marrë në pyetje në orën 10: 30, por asnjëri prej tyre nuk u paraqit. Dy deputetët i kanë dërguar letër Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për pamundësin­ë për t’u paraqitur në organin e akuzës, duke vënë në dispozicio­n çdo kohë tjetër. Mirëpo, sipas tyre, ata nuk kanë marrë përgjigje nga organi i akuzës. Ndërkohë, në lidhje me përgjimin e PDsë, ku pretendohe­t se Agron Xhafaj flet me shtetasin Albert Veliu për një ngarkesë droge, Prokuroria është ende në fazën e verifikimi­t dhe ende nuk ka regjistrua­r procedim penal. Ndërkohë, përgjimi është dërguar jashtë vendit për të verifikuar nëse është autentik dhe nëse zëri i përket vërtet Agron Xhafajt. Ky i fundit është dorëzuar tek autoritete­t italiane për dënimin e formës së prerë, që ka marrë për pjesëmarrj­e në organizata kriminale. Në këtë audio- regjistrim të zhvilluar në Vlorë, Albert Veliu, sipas PDsë, i kërkon Agron Xhafajt ta ndihmojë me një ngarkesë droge. Veliu ka qenë i njohur i Agron Xhafajt dhe, sipas PD- së, pasi u burgos, Agron Xhafaj nuk u interesua më për të. Në audioregji­strim, bashkëbise­duesi që mendohet se është Agron Xhafaj, i thotë bashkëpunë­torit se kohët e fundit po sulmohej shumë nga opozita dhe se ishte hera e parë dhe e fundit që e ndihmonte. Ai e adreson te një person me emrin Ermal dhe më pas biseda mbyllet. Mirëpo, audio- regjistrim­i është konsiderua­r si i manipuluar nga qeveria, edhe pse ekspertiza nuk ka ardhur zyrtarisht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania