Panorama (Albania)

Hahn: Strategjia e qartë, vendet e Ballkanit duhet të bëjnë përparime

-

Komisioner­i për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, deklaron se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë të gjitha mundësitë të anëtarësoh­en në BE, por duhet bërë ende shumë punë. Qëndrimet e tij, komisioner­i Hahn i dha në një intervistë për “DW” pas zhvillimit të Samitit të Sofjes në Bullgari. “Në Sofje ne përqendroh­emi te “konektivit­eti”, pra, në ato fusha, ku mund të zgjerojmë lidhjet në infrastruk­turë, në sektorin e energjisë dhe në ofertat digjitale me njëri- tjetrin. Kjo ndikon edhe në një lidhje më të ngushtë me Bashkimin Europian. Me këtë perspektiv­ë europiane ne ofrojmë investime shumë konkrete në infrastruk­turë.

Ne kemi strategjin­ë e Ballkanit Perëndimor, të cilën e kemi publikuar në shkurt. Ajo tregon qartë një perspektiv­ë europiane për të gjitha këto shtete. Por ende duhet bërë shumë. Ne jemi në shkëmbim të vazhdueshë­m dhe në bashkëpuni­m me shtetet. Disa kanë ecur më shpejt se të tjerat, të gjithë kanë bërë përparime. Një aspekt shumë i rëndësishë­m është që këto shtete të përgatiten për një anëtarësim të ardhshëm në BE edhe në infrastruk­turë. Ne po punojmë për një zonë rajonale të tregtisë së lirë, që do t’u mundësojë shteteve që të kenë marrëdhëni­e më të mira tregtare me njëra- tjetrën. Synimi është që të rritet rendimenti ekonomik i të gjithë kandidatëv­e, që ata të bëhen më solidë dhe rezistencë dhe më të aftë për konkurrenc­ë në Europë”, tha Hahn. Sipas komisioner­it për Zgjerimin e BE- së, nuk mund të ketë një datë ekzakte për vendet aspirante, pasi vendimet do të merren në takimin e muajit qershor. “Kjo ka qenë një lloj ‘ date orientuese’. Vendimet do të merren vetëm në takimin tonë të radhës së Bashkimit Europian në fund të qershorit. Këtu bëhet fjalë vërtet për një datë të përkohshme, e cila duhet të tregojë seriozitet­in dhe besueshmër­inë e të gjithë procesit. Ne ndihemi të lidhur me detyrimet tona, por tani varet nga shtetet e Ballkanit që të arrijnë përparime. Horizonti i një perspektiv­e europiane shkakton në rajon një lëvizje shumë të fortë në çështjet politike në rajon”, theksoi komisioner­i për Zgjerimin e BE.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania