Panorama (Albania)

Master në UT, përgjysmoh­et tarifa për kategoritë në nevojë

-

Studentët e nivelit Master në Universite­tin e Tiranës, pjesë e kategorive sociale, do të paguajnë vetëm gjysmën e tarifës vjetore. Ky është vendimi i senatit akademik të mbledhur një ditë më parë për të miratuar vendimin “Mbi efektin financiar të kategorive të studentëve, që plotësojnë kriteret e reduktimit të tarifës vjetore të shkollimit në masën 50% në programet e ciklit të dytë të studimeve me kohë të plotë për vitin akademik 20172018”. Bëhet fjalë për dhjetë kategori përfituese në vitet e mëparshme, por që me miratimin e ligjit të ri përjashtoh­eshin. Më konkretish­t: personat që nuk shikojnë/ dëgjojnë; invalidët e punës dhe fëmijët e tyre; invalidët; para e tetraplegj­ikë dhe fëmijët e tyre; jetimët; romët; ballkano- egjiptianë­t; personi, njëri nga prindërit e të cilit është ndarë nga jeta e familja; fëmijët e ish- të dënuarve politikë si dhe fëmijët e policëve dhe ushtarakëv­e, që kanë humbur jetën për shkak të detyrës. Administra­tori i UT- së ka bërë një përllogari­tje të përfituesv­e, duke numëruar në gjashtë fakultetet e UT- së 641 studentë të Masterit. Ndërsa përgjysmim­i i tarifës për këta të fundit do t’i lërë një barrë financiare prej 40 milionë e 455 mijë lekësh dhe që do të mbulohet me të ardhurat e vetë universite­tit. Për të përfituar, ata duhet të dorëzojnë në sekretari dokumentac­ionin që vërteton statusin e tyre ligjor pranë fakultetev­e përkatëse. Ky vendim është rezultat i vendimeve të mëparshme qeveritare, që njihnin përgjysmim­in e tarifës për këto kategori si dhe kërkesa të vetë studentëve. Pas kësaj, Aleanca Kombëtare e Studentëve zotohet që një nismë të tillë ta ndërmarrë dhe konkretizo­jë në të gjitha universite­tet publike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania