Panorama (Albania)

Mbetjet, Klosi: Sistem të unifikuar tarifimi

-

Qeveria pritet të miratojë një vendim të ri për kostot e tarifimit të mbetjeve urbane me rregulla të barabarta dhe një metodologj­i të unifikuar të mbetjeve për të gjitha bashkitë në vend. Këtë e deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, nga Simpoziumi Shkencor Ndërkombët­ar për sfidat e trajtimit të mbetjeve, organizuar nga Departamen­ti i Inxhinieri­së së Mjedisit, në Universite­tin Politeknik. “Jemi në prag të vendimmarr­jes për një mënyrë të njësuar të menaxhimit të mbetjeve urbane në çdo njësi të pushtetit vendor. Sot, që flasim, Tirana që është bashkia më e madhe në vend dhe që ka natyrisht aksionin më të madh të pastrimit, në 4- 5 rajone të ndryshme ka disa mënyra të ndryshme trajtimi, përllogari­tjeje, edhe investimi në pastrimin e trajtimin e mbetjeve urbane. Për të mos folur pastaj që Tirana e ka ndryshe, Durrësi e ka ndryshe. Tirana e Durrësi e ka ndryshe nga Fieri ndryshe nga Ura Vajgurore dhe ndryshe nga Poliçani. Pra, sa më e vogël të jetë bashkia, ka një mënyrë tjetër përllogari­tjeje mbetjesh urbane. Kjo ka bërë që paratë e taksapague­sve shqiptarë në buxhetin qendror apo lokal të harxhohesh­in në mënyra të ndryshme dhe jo të mirëmenaxh­uara”. Ministri nënvizoi se vetëm në Shqipëri mbetjet janë një problem social, duke garantuar se do ndiqen të gjitha praktikat e vendeve të zhvilluara për të menaxhuar 180 pika të vend grumbullim­eve problemati­ketë evidentuar­a nëma s terplanin e mbetjeve. Klosi i qëndron idesë se nuk ka gjëra që ndotin, por thjesht menaxhim të keq të mbetjeve urbane. Sipas tij, fakti që Shqipëria nuk është njëlloj si një vend normal europian nuk ka të bëjë me kosto të papërballu­eshme, por menaxhim të papranuesh­ëm.

 ??  ?? Klosi, nga Simpoziumi për sfidat e trajtimit të mbetjeve
Klosi, nga Simpoziumi për sfidat e trajtimit të mbetjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania