Panorama (Albania)

Falsifikim­i i vizave, grupi trafikoi mbi 700 persona

U ndaluan 200 vetë me pasaporta false, pritet riatdhesim­i

-

Të paktën 700 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj, dyshohet se janë trafikuar në SHBA, Kanada e Britaninë e Madhe nga grupi i falsifikat­orëve, që u godit disa ditë më parë nga Policia e Shtetit.

Burime nga Policia thanë se këta persona kanë paguar secili deri në 25 mijë euro, për t’u pajisur fillimisht me pasaporta false greke ose italiane e më pas me viza. Nga ana tjetër, burimet thanë se rreth 200 persona janë ndaluar në vende të ndryshme të BE- së me dokumente të falsifikua­ra dhe pritet riatdhesim­i i tyre. Ata janë ndaluar në kohën që prisnin të udhëtonin transit drejt SHBA- së, Kanadasë apo Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë operacioni­t të koduar “272”, Policia, SHÇBA dhe Prokuro- ria e Krimeve të Rënda arrestuan 17 persona dhe sekuestrua­n 11 laboratorë ku prodhohesh­in dokumentet false, 7 prej të cilëve në Greqi dhe 4 në Shqipëri. Njëri prej këtyre laboratorë­ve ndodhej shumë pranë Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe përdorej si studio nga një të arrestuari­t e këtij operacioni. Policia gjeti aty makineri dhe dokumente që ishin dorëzuar nga persona të ndryshëm, në pritje të pajisjes me pasaporta. Nga ana tjetër, janë rreth 1 mijë dokumente që janë sekuestrua­r në total gjatë operacioni­t.

OPERACIONI Operacioni i Policisë, SHÇBA dhe Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për goditjen e rrjetit të falsifikat­orëve të vizave u finalizua me 17 të arrestuar. Mes të arrestuarv­e janë edhe dy punonjës të Policisë së Tiranës, Entela Çala, 43

PERSONA

janë arrestuar në kuadër të procedimit penal për falsifikim­in e vizave, që në nisje të hetimeve para një viti e gjysmë, shtetas me kombësi shqiptare, greke dhe të kombësive të tjera vjeçe dhe Arian Uku, 39 vjeç. Ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim. Policia tha se gjatë këtij operacioni janë zbuluar edhe 11 laboratorë të prodhimit të dokumentev­e false, 7 prej të cilëve në Greqi dhe 4 në Shqipëri. Operacioni për goditjen e këtij grupi të strukturua­r kriminal, u kodua me numrin “272”, ashtu sikurse procedimi penal që kishte nisur në nëntor të vitit 2016 nga An- tikrimi Ekonomik dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. “Gjatë këtij operacioni, të kryer në bashkëpuni­m edhe me agjencitë ligjzbatue­se të vendeve partnere, janë arrestuar 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe kombësive të tjera, mes tyre 2 punonjës policie, si dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim”, tha gjatë një konference për shtyp, drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë, Ardi Veliu.

 ??  ?? Të arrestuari­t e dyshuar për falsifikim vizash
Të arrestuari­t e dyshuar për falsifikim vizash
 ??  ?? Makineritë e prodhimit të dokumentev­e false
Makineritë e prodhimit të dokumentev­e false

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania