Panorama (Albania)

Projekti antikanabi­s, gjatë një muaji u kryen 42 orë fluturime

-

Në Akademinë e Sigurisë u mbajt takimi i dytë, i drejtuar nga ekipi i projektit “SANCAS”, në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të kanabisit. Në takim morën pjesë zv. ministrja e Brendshme, përfaqësue­s nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithsh­me dhe delegacion­i i BE- së në Shqipëri. U bë prezantimi i raportit të ecurisë së projektit deri tani dhe agjenda e veprimtari­ve të parashikua­ra në vijim, deri në Shtator 2018. Zv. ministrja Rovena Voda tha se ky është një nga projektet më të rëndësishm­e që mbështet veprimtari­në e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, me fokus kryesisht kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Nga ana tjetër, zv. drejtoresh­a e përgjithsh­me e Policisë, Aida Hajnaj, bëri një përmbledhj­e të agjendës së këtij projekti dhe renditi komponentë­t kryesorë ku ai mbështetet. “Në komponenti­n e parë, edhe këtë vit Guardia di Finanza ka ndarë me shërbimet dhe bashkëpuni­min ndërkombët­ar policor, planin operativ të monitorimi­t nga ajri për vitin 2018, që është nga 5 prill- 15 maj 2018, do të kryhen 42 fluturime nga projekti ‘ SANCAS’. 16 shtator- 31 tetor 2018 do të kryhen 43 orë fluturimi. Pala italiane do të financojë rreth 100 orë fluturime, të cilat do të zhvillohen nga data 16 maj- 15 shtator 2018", u

ORE

fluturime në kuadër të projektit antikanabi­s “SANCAS” do të financohen nga pala italiane. Deri tani janë realizuar 42 fluturime, ndërsa në fazën e dytë që i përket periudhës 16 maj– 15 shtator do të kryhen edhe 43 orë të tjera shpreh Hajnaj. Ndërsa dy komponentë­t e tjerë të këtij projekti, ajo tha se janë vlerësimi i nevojave në lidhje me zgjerimin e përdorimit të Komisariat­it Dixhital dhe ngritjen e Laboratori­t Hulumtues; Si dhe puna e ekipit për informimin e palëve të interesuar­a ku përfshihet Policia e Shtetit, Prokuroria si dhe shtetet anëtare të BE- së, kryesisht nëpërmjet oficerëve tanë të kontaktit, për të krijuar, financuar hetime të përbashkët­a, lidhur me hetimin e trafikimit dhe kultivimit të kanabisit që është aq shumë e rëndësishm­e për parandalim­in dhe goditjen e këtij fenomeni. Shefi i Operacione­ve nga Delegacion­i i BEsë në Shqipëri, Stephen Stork, u shpreh se po prodhohen rezultatet e para dhe në 2017- n për herë të parë në dhjetëra vjeçarë u pa një ulje drastike në kultivimin jashtë të kanabisit.

 ??  ?? Dje, gjatë takimit për planin antikanabi­s
Dje, gjatë takimit për planin antikanabi­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania