Panorama (Albania)

I riu vdes në komisariat, familjarët: E kanë dhunuar, kishte disa shenja në trup

Policia pretendon për vdekje natyrale. Bashkëshor­tja: Na tha nga dritarja se e kishin rrahur. I kanë injektuar dhe qetësues

- KORÇE/

Familjarët shkojnë në gjykatë për të ndjekur seancën për masën e sigurisë për 27- vjeçarin e arrestuar për vjedhje, por marrin lajmin për vdekjen e tij.

Enea Ftoj ka ndërruar jetë në ambientet e paraburgim­it në Komisariat­in e Korçës ku mbahej prej tri ditësh, i ndaluar si i akuzuar për vjedhje me dhunë. Familjarët e të riut akuzojnë Policinë se ka ushtruar dhunë, madje dhe për injektimin e qetësuesve. Ndërkohë, sipas Policisë, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Ngjarja është zbuluar mëngjesin e së enjtes ku familjarët kanë mësuar nga Gjykata se Enea kishte ndërruar jetë. Babai i tre fëmijëve ishte shoqëruar nga Policia, pasi dyshohej se ishte personi përgjegjës për disa vjedhje në qytetin e Korçës. Ai ishte shoqëruar tri ditë më parë, pasi ishte kapur në flagrancë duke vjedhur varësen e një gruaje nga Korça. Ndërkohë, mësohet se ishte edhe përdorues droge, fakt që pranohet dhe nga vetë bashkëshor­tja e tij. Sipas familjarëv­e të tij, paraditen e së enjtes, ata i janë drejtuar Gjykatës së Korçës për të ndjekur seancën për masën e sigurisë ndaj tij, por atje kanë mësuar papritur se ai nuk ishte paraqitur dot, pasi kishte ndërruar jetë në mënyrë të papritur. Pasi kanë parë nga afër trupin në morgun e spitalit, familjarët bëjnë përgjegjës­e Policinë për ngjarjen e rëndë. Gjatë vizitës në morg, familjarët kanë mundur të fotografoj­në trupin e pajetë të 27- vjeçarit në sallën ku do t’i nënshtrohe­t autopsisë. Në foto, edhe pse e paqartë, dallohen disa shenja dhune në trupin e të riut. Familjarët pretendojn­ë se 27- vjeçari, gjatë ditëve të qëndrimit në Komisariat, u kishte deklaruar nga dritarja se ishte dhunuar fizikisht, madje i kishin injektuar edhe qetësues. Bashkëshor­tja Entela Ftoj, kërkon që të shikohen pamjet e kamerave të in- stitucioni­t dhe të bëhen verifikime.

Si e morët vesh lajmin për vdekjen e bashkëshor­tit tuaj?

Në Gjykatë. Shkova se do t’i jepnin masën e sigurisë dhe atje u tha që nuk do bëhet gjyqi, pasi ka vdekur. Nuk po u besoja veshëve, vrapuam në morg në Komisariat, derisa vërtetuam që kishte vdekur. Na thanë që vdiq në gjumë, por unë e di që e kanë vrarë, ka vdekur nga dhuna.

Nga niseni kur thoni se e kanë dhunuar?

Policia e dhunoi. Kemi dëshmitarë edhe ditën që e arrestuan e kishin rrahur në mes të pazarit, një polic me emrin Alqi, Kreshniku dhe Elton Mustafa quhen. Pastaj edhe kur vija unë që i sillja ushqime dhe cigare më ka thënë nga dritarja që e kishin rrahur. Më tha edhe që po i bënin ilaçe qetësuese, sepse ishte përdorues droge. Ma tha me gojën e tij po më bëjnë “Diazepam”, “Loream” dhe gjilpëra. Unë iu thashë policëve që mos i bëni gjilpëra se e ka zemrën e dobët, por ata më thanë ai ka zemër ariu.

Pse u kërkuat mos i jepnin qetësues?

Ishte përdorues droge, heroine. I solla metadonin dhe iu kërkova që mos i jepnin asgjë tjetër për krizat, por nuk më dëgjuan. Më lanë tre fëmijë jetimë. Ai para dy muajsh doli nga burgu, sepse vuajti dënimin për vjedhje. Nuk u çmall dot me fëmijët. Nëse vodhi, le ta rikthenin në burg jo ta vrisnin. Vajzën e vogël e kam 10 muajshe, dy të tjerat 4 dhe 6 vjeç. Edhe ka vjedhur, por çfarë të bëjmë ne, pa punë, pa ndihmë ekonomike, pa asnjë të ardhur. Çfarë kërkoni tani? Të vërtetën dua. Më lanë rrugëve me 3 fëmijë, jam vetëm 21 vjeçe. Nuk do e tërheqim nga morgu, nëse nuk bëhet ekspertiza nga Tirana. Dua që të dënohen personat që ma bënë këtë. Ai vdiq nga dhuna, nga asgjë tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania