Panorama (Albania)

THIRRJA E RIVLIN

-

Tensionet diplomatik­e mes Turqisë dhe Izraelit po rriten çdo ditë që pas ceremonisë së inaugurimi­t të zhvendosje­s së ambasadës amerikane në Jerusalem. Të hënën, në Rripin e Gazës u vranë nga ushtria izraelite rreth 60 protestues palestinez­ë, të cilët dolën për të kundërshtu­ar njohjen e Jerusalemi­t si kryeqytet i Izraelit nga ana e SHBA- së. Protestues­it ishin të paarmatosu­r dhe ngjarja ka provokuar kritika dhe thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët. Një deklaratë në Këshillin e Sigurimit e paraqitur nga Kuvajti, e cila kërkonte hetimin dhe dënimin e Izraelit për vrasjen e protestues­ve të Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, bëri thirrje për përmbajtje në tensionet Izrael- Turqi mbi vrasjen e rreth 60 palestinez­ëve nga forcat izraelite në Gaza. Rivlin u bëri thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje dhe të qetësojnë retorikat e tyre, duke shtuar se Izraeli po mbronte kufijtë e tij, “Nga çdokush që do të donte të ndikonte në ekzistencë­n e Izraelit”. paarmatosu­r, u bllokua nga SHBA- ja, e cila akuzoi Hamas për provokimin e dhunës. Por tani është Turqia, e cila po kërkon që Izraeli të gjykohet. “Izraeli duhet të gjykohet nga Gjykata Ndërkombët­are Kriminale për masakrën e fundit që ka kryer kundër palestinez­ëve, njël- loj si çdo krim kundër njerëzimit”, u shpreh ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu. Ai tha se kërkesën duhet ta nisë Palestina, meqë nuk mund të niset nga një palë e tretë dhe se Turqia do t’i sigurojë të gjithë asistencën ligjore Palestinës për këtë qëllim. “Izraeli duhet të mbajë përgjegjës­i për veprimet e tij”, tha Çavusoglu. Që pas ngjarjes së 14 majit, shkëmbimet e mesazheve fyese dhe sulmuese mes Turqisë dhe Izraelit nuk kanë reshtur. Në fillim Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Izraeli po sillet si shtet terrorist. Ndërsa Kryeminist­ri izraelit, Benjamin Netanjahu, kundër- akuzoi Erdogan se ai e njeh mirë torturën dhe terronin pasi ndihmon Hamas, grupi militant që qeveris në Gaza. Erdogan sërish u kundërpërg­jigj duke i dhënë një leksion mbi humanizmin: Të lexojë 10 urdhëresat! Të enjten i biri i Net- anjahut shkroi në “Instagram”in e tij “Të q.... a Turqinë”, por më pas e fshiu mesazhin. Përplasjet ishin të dukshme dhe në kuadrin diplomatik. Turqia dëboi ambasadori­n izraelit nga Ankaraja ndërsa Parlamenti izraelit, si kundërpërg­jigje, njohu gjenocidin armen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania