Panorama (Albania)

Lega dhe 5 Yjet, dakord për bashkëqeve­risje në Itali

Programi financiar shqetëson BE- në, kërkohet respekt për rregullat

-

Dy partitë ekstreme të kaheve të kundërta, që u renditën të parat në zgjedhjet e fundit në Itali, kanë rënë dakord mbi formatin e qeverisjes së përbashkët, me një vendim që ka ndikuar edhe në bursa dhe ka nxitur thirrjet e BE- së për të respektuar rregullat.

Të dyja partitë në fushatat e tyre janë kundër BE- së, kanë qenë kundër monedhës së përbashkët dhe kanë kërkuar më shumë shkëputje të Italisë nga politikat dhe rregullat europiane. Ndërsa zyrtarë të këtyre lëvizjeje kanë siguruar se nuk kanë në plan të bëjnë lëvizje që të nxjerrin Italinë nga BE apo Euro, në programin qeverisës për të cilin ranë dakord palët, ka vendime të cilat janë në kundërshti­m me rregullore­n financiare të BE- së. Të dyja palët janë zotuar se do të ulin taksat, do të shkurtojnë shpenzimet dhe do të eliminojnë një reformë pensionesh të kërkuar nga BE. Liderët e lëvizjes 5 Yjet ( ekstremi i majtë) dhe Legës ( ekstremi i djathtë) dolën më të votuarit në zgjedhjet e 4 marsit në Itali dhe megjithëse gjatë fushatës thanë se nuk kanë ndër mend të bashkëpuno­jnë me njëritjetr­in për shkak të këndvështr­imeve tejet të kundërta në çështjeve të rëndësishm­e, ja ku janë tani duke diskutuar se cili prej tyre do të drejtojë ven- din, me politika të përbashkët­a. Kur kreu i lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio, doli nga një takim katër orësh me kreun e Legës, Matteo Salvini, ai tha se atyre u ishte dashur të “përvijonin disa detaje të fundit të programit”. Të pyetur për emrin se cili prej tyre do të drejtonte qeverinë, Salvini tha se nuk do të jetë ai, por as Di Maio. Me sa duket palët kanë rënë dakord për një person që mund të ketë aftësinë të jetë asnjanës në bashkëpuni­min më të çuditshëm politik në Europë. Sipas një drafti të planit të tyre të qeverisjes, i cili duhet ende të ratifikohe­t nga anëtarët e të dyja palëve dhe nga Presidenti, ata do të shkurtojnë taksat, do të rrisin pagesat e kujdesit për të varfrit dhe do të eliminojnë reformën e shumëkundë­rshtuar të pensioneve. Këto politika do t’i kushtojnë Italisë miliarda euro. Italia është ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës. Plani i tyre është një sfidë e drejtpërdr­ejtë me rregullat fiskale të BE- së. Në draft i bëhet thirrje gjithashtu unionit që të krijojë një hapësirë fiskale për shpenzimet, duke rregulluar formulën që përdor për të llogaritur borxhin e Italisë, për të cilin rregullat thonë se duhet ulur. Të enjten Zyra e Statistika­ve të BE- së tha se nuk mund të përjashtoj­ë bonot italiane të mbajtura në Bankën Qendrore Europiane nga llogaritja e borxhit. Lajmi për këtë draft ka shkaktuar shqetësime në Bruksel , ku zv. presidenti i Komisionit Europian, Valdis Dombrovski­s, u tha parlamenta­rëve në BE të enjten se qeveria e re e Italisë duhet të respektojë rregullat fiskale dhe të vazhdojë të ulë borxhin publik. “Ky është mesazhi ynë për qeverinë e re. Është e rëndësishm­e që të qëndroni në këtë drejtim”, tha Dombrovski­s.

 ??  ?? Matteo Salvini, kreu i Legës
Matteo Salvini, kreu i Legës
 ??  ?? Luigi Di Maio, kreu i Levizjes 5 Yjet
Luigi Di Maio, kreu i Levizjes 5 Yjet
 ??  ?? Theresa May dhe Zoran Zaev
Theresa May dhe Zoran Zaev

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania